minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

„HAJDE“ – nje ftesë në botën e Chip Deva

0
„HAJDE“ – nje ftesë në botën e Chip Deva

„Hajde“ është titulli i albumit të shkurtër (EP) i këngëtarës Chip Deva në të cilin shkrihen zhanre të ndryshme muzikore si Pop, R&B dhe Hip-Hop me elemente të muzikës shqiptare.

Pesë këngë  rrefejnë tregime të ndryshme. Në këtë projekt, Chip Deva ka lëshuar zonën komode, është ballafaquar publikisht me identitetin e saj multikulturor dhe ka nxjerr jashtë gjithë mllefin me këngë si „AUTSCH“ e cila shpalos diskriminimin, „PRISHTINË“ që tregon për kthimin në një vend të sigurt ose „CAKE“ ku të qenurit grua celebrohet me krenari.

Kënga kyçe e albumit, „Hajde“ fillon menjëherë me elemente të Shqipërisë së jugut, luajtur nga violinisti kosovar, Dalvin Mamusha.

Advertisement

Befas fillon teksti në gjuhë gjermane por me vija melodike që tingëllojnë shqip dhe papritmas një kërcim delikat në gjuhën shqipe gjatë strofës së dytë.

I përfshirë në produksionin e këngës ishte edhe muzicienti dhe DJ nga Zürichu, Simon Sez.

Sipas Chip Deva, ky bashkëpunim e bën projektin edhe më të veçantë, duke bashkuar disa kultura të ndryshme artistike.

„Hajde“ nuk është vetëm një ftesë për ta shoqëruar Chip Devan në një botë të njohur ose edhe të re muzikore për audiencën, por gjithashtu një thirrjë për të hyrë në mendimet dhe ndjenjat më intime të këngëtarës.

Advertisement

Chip Deva është kantautore nga Zürichu me prejardhje shqiptare e cila është rritur në Gjermani. Prapavia e saj multikulturore dhe multilinguale manifestohet në tekstet dhe muzikën e saj.

The post „HAJDE“ – nje ftesë në botën e Chip Deva appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit