minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Hip Hop & Soul nga Prishtina në Cyrih

0
Hip Hop & Soul nga Prishtina në Cyrih

Projekti Hip Hop & Soul nisi rrugëtimin në 2019 kur Chip Deva dhe Taste 2 për herë të parë bashkëpunuan në këngën e tyre “Andrrat”. Kjo çoi edhe në performancat e tyre po këtë vit, fillimisht në Prishtinë e pastaj edhe në Cyrih.

Artistët në 2021 kanë sjellë edhe një bashkëpunim të ri që titullohet “Komento” me një tekst shumë kritik rreth varësisë ndaj mediave sociale.

Nisur nga kjo, Chip Deva dhe Taste 2 do organizojnë më 12 maj në Aubrey, Cyrih koncertin “Hip Hop&Soul – Zurich meets Prishtina”.

Advertisement

Për dashamirësit e këtyre zhanreve të muzikës në koncertin e së premtes do të ketë këngë në shqip e gjermanisht e po ashtu do të jenë të shoqëruar me një band, shqiptaro-zviceran.

Artistët do të zgjerojnë rrugëtimin e performancave të tyre më 13 maj në Langenthal, Bernë.

Përveç muzikës, dashamirësve të muzikës do t’u ofrohet edhe një mbrëmje me shumë satirë, tekste të mirëfillta dhe një after party.

Koncerti mbahet më 12 maj, të premten në Aubrey, Schiffbaustrasse 10, Zürich me fillim nga ora 21. Biletat mund t’i gjeni online me çmim prej 30 franga dhe 35 franga në hyrje.

Advertisement

Chip Deva është kantautore nga Cyrihu me prejardhje nga Shkupi që shkruan dhe këndon në gjuhën shqipe dhe të tjera. Vitin e kaluar ka lansuar albumin e saj të fundit me titull “Hajde”. Albumi është në gjuhën gjermane, megjithatë ka integruar elemente të muzikës shqiptare.

Taste 2 është reper nga Prishtina, i cili sidomos është i njohur nga audience për repin underground. Taste 2 (Milot Hoxha) është aktiv, përpos muzikës edhe në filma, si skenarist.

Advertisement

The post Hip Hop & Soul nga Prishtina në Cyrih appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit