minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Jeff Bezos planifikon të xhirojë filma në hapësirë

0
Jeff Bezos planifikon të xhirojë filma në hapësirë

Blue Origin, kompania hapësinore e turizmit ne pronësi të themeluesit të Amazon Jeff Bezos ka njoftuar projektin e radhës që është krijimi i një stacioni hapësinor komercial.

Kompania tha se ata shpresojnë të vënë në jetë stacionin e quajtur Orbital Reef deri në fund të dekadës. Materialet promocionale u bënë publike nga kompania e cila pretendon se stacioni do të jetë një park shumë përdorimësh në hapësire, që do të mund të mbajë deri në 10 persona, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Kompania do të bashkohet me Sierra Space dhe Beoing për të ndërtuar stacionin. Blue Origin tha se stacioni me një sipërfaqe prej 3 mijë metra katror do t’i ofrojë klientëve një vend ideal për xhirim filmash në kushtet e mikrogravitetit.

Advertisement

Në një konferencë për shtyp ku kanë njoftuar projektin, përfaqësues të kompanisë dhe Sierra Space nuk dhanë të dhëna se sa do të kushtojë projekti, edhe pse projekti me siguri do të marrë një shumë të majme parash nga Bezos që ka premtuar se do të shpenzojë 1 miliardë dollarë në vit për Blue Origin.

Njoftimi vjen ndërsa NASA po kërkon propozime për të zëvendësuar stacionin e vjetëruar hapësinor ISS. Më herët, zyrtarët rusë kanë paralajmëruar se kozmonautët e tyre mund ta lënë stacionin deri në 2025-ën, për shkak të frikës se pajisjet e vjetëruara mund të shkaktojnë një incident të rëndë.

 

The post Jeff Bezos planifikon të xhirojë filma në hapësirë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit