minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Kthimi i Karl Majit” shfaqet të shtunën në Vjenë, në “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri”

0
“Kthimi i Karl Majit” shfaqet të shtunën në Vjenë, në “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri”

Pavarësisht sfidave me pandeminë, Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri është duke vazhduar me aktivitetet e “Javës së Kulturës Shqiptare”, të cilat kanë filluar që nga data 26 tetor në Austri, raporton albinfo.at.

Eventi i radhës do të jetë shfaqja teatrale “Kthimi i Karl Majit”.

Komedia “Kthimi i Karl Majit” do të shfaqet të shtunën, më 20 nëntor, nga ora 19:30, në teatër “Akzent” në Vjenë.

Advertisement

Shfaqja, regjinë e së cilës e ka bërë Blerta Neziraj, është realizuar nga Qendra Multimedia e Prishtinës, Teatri Kombëtar i Kosovës dhe teatri ‘Volksbühne’ i Berlinit.

Në shfaqje luajnë aktorët e mirënjohur kosovarë, si: Adrian Morina, Arta Muçaj, Armend Ismajli, Ylber Bardhi e Shpëtim Selmani. Tekstin e ka shkruar Jeton Neziraj.

“Shfaqja “Kthimi i Karl Majit”, e autorit Jeton Neziraj, që bart nëntitullin “Një shfaqje argëtuese për popullin gjerman”, shpalos paragjykimet e Evropës ndaj shoqërive të Lindjes dhe Ballkanit në veçanti. Personazhi i “ringjallur”, Kara Ben Nemsi, (protagonist nga librat e Majit) së bashku me aktorët kosovarë nisen në një udhëtim të përbashkët drejt Evropës: gjatë rrugës kalojnë kufi, takojnë personalitete të shquara dhe grupe të ndryshe sociale, të dala nga rrethana aktuale të krijuara nga politikat perëndimore. Shfaqja e fton publikun që ta përmbysë qasjen arrogante perëndimore karshi vlerave kulturore të vendeve të Ballkanit e me gjerë, thekson Alban Beqiraj, koordinator i këtij aktiviteti dhe anëtar i Këshillit Koordinues.

Advertisement

Ndërkohë, dramaturgu Jeton Neziraj shfaqjen “Kthimi i Karl Majit” e cilëson si: “Mënyrë metaforike që paralajmëron ardhjen e racistëve të rinj në Evropë”, shkruan albinfo.at.

Për ta përcjellë nga afër këtë shfaqje, Këshilli Koordinues fton të gjithë komunitetin shqiptar në Austri, miqtë austriakë dhe ndërkombëtarë që të rezervojnë biletat në këtë adresë elektronike:

[email protected]

Hyrja: “Freie Spende”

Advertisement

Kujdes: Pjesëmarrja lejohet vetëm duke zbatuar rregulloren e re 2G plus, që do të thotë, përveç certifikates së vaksinimit, kërkohet edhe testi PCR negativ(Jo më i vjetër se 48 orë).

 

  

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

The post “Kthimi i Karl Majit” shfaqet të shtunën në Vjenë, në “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri” appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit