minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nesër, më 26 tetor, fillojnë “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri”

0
Nesër, më 26 tetor, fillojnë “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri”

Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri”, të cilat do të fillojnë të martën, më 26 tetor, në Vjenë.

Për gjatë katër muajve sa do të zgjasin këto manifestime, do të këtë 14 aktivitete të ndryshme dhe të llojllojshme si: ekspozita, aktivitete kulturore, orë letrare, bashkëbiseda të ndryshme, programe muzikore me grupe dhe valle tradicionale, koncert me Elina Dunin, shfaqje teatrale dhe kinematografikë si dhe turne shahu e futbolli.

Edhe këtë vit “Javët e Kulturës” zyrtarisht do të hapen ditën e martë,  më 26 tetor, në Vjenë, pikërisht në Ditën Kombëtare të Austrisë.

Advertisement

Kaltrina Durmishi, kryetare e Këshillit Koordinues Shqiptarë në Austri tregon për albinfo.at arsyen se përse hapja e Javëve të Kulturës bëhet pikërisht më 26 tetor.

“Për shkak të miqësisë historike që ka populli shqiptar me atë austriak, por edhe për shkak se një numër i madh i komunitetit shqiptar jeton dhe vepron në Austri, në shenjë respekti për shtetin austriak tash e dy vjet radhazi “Javët e Kulturës Shqiptare” kanë filluar në ditën e Festës Kombëtare të Austrisë”, thotë Kaltrina Durmishi.

Aktiviteti i parë që do të bën edhe hapjen e “Javëve të Kulturës” do të jetë një ekspozitë të përbashkët shqiptare – austriake e titulluar “Künstler bauen Brücken” (Artistët ndërtojnë urat).

“Synimi i “Javëve të Kulturës Shqiptare” ka qenë që përveç komunitetit tonë, të tërheqim vëmendjen edhe të publikut austriakë. Gjithmonë kemi tentuar që përmes aktiviteteve tona, t’i forcojmë “urat” mes dy popujve. E kush më mirë do ta bënte këtë, sesa vet artistët?!”, shprehet kryetarja, Durmishi.

Advertisement

Ky manifestim, sipas saj, ka zgjuar interesim të madh si nga komuniteti shqiptar, ashtu edhe nga miqtë dhe institucionet austriake. “Ne presim që këtë ditë ta shijojmë dheta  festojmë të gjithë së bashku”, pohon Kaltrina, duke shtuar se për gjitha aktivitetet e tjera që do të janë gjatë katër muajve të ardhshëm, publiku do të njoftohet në vazhdimësi.

Në ekspozitë do të marrin pjesë me punimet e tyre, artistët: Albana Ejupi, Daniel Hofel, Caspar Emilius Graf, Haxhi Fejzullahu, Bujar Zela dhe Endrit Mema. Me disa pika muzikore aktivitetin do ta përcjellë Marigona Komani (çello).

Vendi:Volksundemuseum, Laudongasse 15- 19/1080 Wien

Data: 26.10.2021

Advertisement

Ora: 17:00

Të interesuarit për pjesëmarrje mund të shkruajnë në emailin e Këshillit:

[email protected]

Kujdes: Hyrja lejohet vetëm për personat që janë të vaksinuar, të shëruar apo të testuar negativisht me PCR nga virusi Covid -19.

Advertisement

Platforma albinfo.at dhe albinfo.ch do të jenë partnerë mediale i të gjitha aktiviteteve të “Javëve të Kulturës Shqiptare”.

 

Në vijim prezantojmë artistët pjesëmarrës:

Albana Ejupi
Daniel Hofer
Caspar Emilius Graf
Haxhi Fejzullahu
Bujar Zela
Endrit Mema

 

Advertisement

The post Nesër, më 26 tetor, fillojnë “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri” appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit