“Mbrëmje shqiptare” në sheshin e qytetit Renens, Vaud

Këtë të shtunë,  më 21 gushtë në sheshin kryesor të qytetit Renens të kantonit Vaud, organizohet Mbrëmja shqiptare me animim muzikor, dhe me pjesëmarrje të shoqatave shqiptare aktive të regjionit.

Programi fillon në orën 18h45 duke vazhduar pastaj me shfaqjen e filimit «  ZVICRA » të realizuar nga  Fisnik Maxhuni, Benoît Goncerut, në vitin 2018 , Zvicër, 60 min. (Frëngjisht, 8/12 vjet).

Ky dokumentar kërkon të nxjerrë në pah kompleksitetin e identiteteve të humbura dhe të rimarra në një shoqëri që më shumë se kurrë i është përkushtuar përshtatjes me emigracionin që është në rritje të vazhdueshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke u dhënë fjalën 7 personazheve me origjinë shqiptare-kosovare, mundësohet të dëgjohet kjo pjesë e brezit që i takon « Zvicrës së re » secili duke sjellë perspektivën e vet mbi këtë çështje.

Progami është i hapur për të gjitha grup moshat dhe falas.

The post “Mbrëmje shqiptare” në sheshin e qytetit Renens, Vaud appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";