minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ndahet nga jeta shkrimtari, Bajram Sefaj

0
Ndahet nga jeta shkrimtari, Bajram Sefaj

Të martën në moshëm 83-vjeçare ka vdekur gazetari dhe shkrimtari i njohur Bajram Sefaj. Në një njoftim të publikuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) theksohet se Sefaj ka punuar si gazetar në gazetën Rilindja e edhe korrespodent në disa media ndërkombëtare.

Sipas biografisë së tij në “Fjalorin enciklopedik të Kosovës”, botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës më 2018, Sefaj u lind më 15 janar të vitit 1945 në fshatin Novosellë të Pejës. Në burime të tjera përmendet 5 janari i vitit 1941 si ditë e lindjes së tij. Ai ka kryer shkollën fillore në vendlindje, të mesmen në Pejë ndërsa studimet për drejtësi i mbaroi në Prishtinë.

Prej më shumë se 30 vitesh Bajram Sefaj ka jetuar dhe krijuar në Francë, gjegjësisht në zonën në kufi me Zvicrën kështu që ai ka qenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme kulturore të zhvilluara nga komuniteti shqiptar i Zvicrës, shkruan albinfo.ch. Kështu, ai në Zvicër ka bërë promovimin e disa nga veprave të tij letrare si “Parisi kot”etj.

Advertisement

Punoi si gazetar në “Rilindje” pastaj në gazetën “Vjesnik” të Zagrebit dhe gazetar e redaktor në Televizionin e Prishtinës. Me shkrime nisi të merrej në vitet ’60. “Shkroi kryesisht prozë por edhe poezi për të rritur dhe fëmijë. Ka botuar librat me tregime: “Tri pika” (1980), “Rruga deri në kallëzim” (1983), “Java ka shtatë ditë” (1983), “Blu dhe gri” (1995), librat me novela: “Shëtitje ëndrrash” (1997), “Sa është ora” (2006) dhe romanet “Parisi kot” (2003), “Terra nulltas” (2009), “Ani çka” (2012). Ka botuar edhe vëllimin me poezi “Në ecje” (2005), si dhe dramën “(S’)ikin dritat” (2011)”, shkruhet në biografi. Po aty shkruhet se nga veprimtaria e tij shumëvjeçare publicistike dhe pjesëmarrja në aktivitete e manifestime të ndryshme, takimet me personalitete të ndryshme, vizitat që u ka bërë shumë vendeve ka botuar edhe librat publicistikë: “Shenjë kohe – signum temporis (1998), “Gazetaria ime” (2007), “Plot Shqipëri” (2008), dhe “Shpen’ udhëtar” (2014)

The post Ndahet nga jeta shkrimtari, Bajram Sefaj appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit