Në Hamburg u nderua jeta dhe vepra e artistit Mentor Ejupi – Toro

Në nderim të jetës dhe veprës së piktorit dhe artistit Mentor Ejupi – Toro, komuniteti shqiptar në Hamburg organizoi më 31 mars një mbledhje komemorative. Mentor Ejupi -Toro u nda nga jeta të enjten, më 30 mars, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, në moshën 56- vjeçare.

Për të nderuar veprën, kontributin që i ndjeri ka dhënë në përfaqësimin e artit shqiptar në Hamburg, znj. Arjola Caka, Konsulle, ndau Mirënjohje, e cila iu dorëzua bashkëshortes së të ndjerit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë mbledhje komemorative Konsullja Arjola Caka në fjalimin e saj i shprehu ngushëllime familjes dhe komunitetit shqiptar në Hamburg për këtë humbje të një artisti të përmasave ndërkombëtare.

“Ikja e Toros nga ne është një humbje për të gjithë, për familjarët dhe shokët, por gjithsesi, edhe për komunitetin tonë. Toro me veprimtarinë e tij krijuese ishte një përfaqësues i kulturës dhe identitetit tonë kombëtar këtu”, ka thënë veç tjerash zonja Caka në fjalën e saj ngushëlluese në komemoracion.

Komemoracioni është mbajtur në atelienë e të ndjerit, Toros, në Kanzleistrasse, Hamburg, me fillim në orën 17.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë mbledhje morën pjesë shumë bashkatdhetarë nga Hamburgu dhe rrethina si dhe miq gjermanë dhe ndërkombëtarë të ndjerit.

Me këtë rats janë mbajtur disa fjalime mbi jetën dhe veprën e Toros si dhe janë shfaqur disa video, me çaste  nga jeta e të ndjerit.

Organizimin e komemoracionit e ka marrë përsipër shoku i ngushte i Toros, gazetari Albert Bisaku. Alberti ishte për shumë vite mbështetës i Toros.  Ndërsa miku tjetër i ngushtë i Mentorit, njeriu që u angazhua t`i plotesonte atij edhe deshirat e fundit, ishte Bajram Hoxha. Ai i kishte qëndruar afër Toros edhe në momentet e fundit te jetes së tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa miku i ngushtë i Mentorit, kolegu i tij, artisti tjetër shqiptar që jeton në Hamburg, Shuk Orani, i pikëlluar me humbjen e mikut të shtrenjtë, veç tjerash shprehet: “Ai iku e na la ne mbrapa, për ta kujtuar. Iku e la shumë për të diskutuar!.. .  Një jetë për vepra të filluara e të papërfunduara herë me përkrahje me gjysmë zemre, e herë pa përkrahje fare. Bile ndonjëherë edhe me shpërfillje nga ata që kishin mundësinë por nuk kishin zemrën e guximin për ta mbështetur. Kjo botë matet me vepra më tha Mentori herën e fundit që e takova… Ishte i dëshpëruar keq nga mosperfillja e spektreve të caktuara vendimmarrëse në drejtim të artit e kulturës. Më tha që do të ndalet se krijuari! Më tha që kjo luftë artistike është e pakuptimtë nëse nuk ke kujt t`ia drejtosh krijimet tua!

Projekti i fundit që realizuam me Toron ishte ekspozita e përbashkët në “Gloria – Hamburg”. Aty edhe vazhduam të planifikojmë e realizojmë projektet tona të përbashkëta. Për fat të keq ato që ishin madhore nuk arritën dritën!

Ndërkaq Toro pati vazhduar rrugën e tij me Galerin në Hamburg “My Toro”. Punoi pandërprerë dhe organizoi shumë ekspozita edhe me artistë të mirënjohur shqiptarë e ndërkombëtarë. Toro arriti të krijonte një komunitet artistik përreth vetes. Ai punoi dhe kontriboi shumë në avancimin e shqiptarëve në Hamburg si komunitet. Ai dha shumë në këtë drejtim, por per fat të keq në shkëmbim mori shumë pak.

Unë nuk mora guximin të shihja duke vuajtur! Por, e di që lidhja jote me artistët është edhe matanë, matanë të gjitha realiteteve që njohim, është diçka që mbetet privilegj i shpirtrave artistikë, është diçka që manifestohet gjithandej për ata që kanë zemër e shpirt dhe duan ta ndiejnë e kuptojnë. Pusho në paqe miku im!”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

The post Në Hamburg u nderua jeta dhe vepra e artistit Mentor Ejupi – Toro appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";