minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Në Prishtinë u promovuan libra të autorëve shqiptarë të Vjenës

0
Në Prishtinë u promovuan libra të autorëve shqiptarë të Vjenës

Përmbledhjen me shkrime publicistike “Aktivitete letrare në Austri” autori ia përkushton vajzës së tij, tashmë në amshim, shkencëtares Vlorë Mehmeti-Tërshani. Këtë pjesë e përplotësojnë edhe shkrime të tjera vlerësuese për shkencëtaren me renome botërore, ku shquhen vargjet antologjike të poetëve tanë të njohur Sylë Bajrami e Mentor Thaçi, me titull emblematik “BIJA E DHEUT TË ATDHEUT”, nga po shkëpusim vargjet:

Hazir Mehmeti u lind nё Beçiq tё Drenicёs mё 1952. Mësimet e  para i mori nё vendlindje, tё mesmet nё Normalen e Mitrovicës, ndërkaq ato universitare, drejtimi i biologjisë, nё Universitetin e Prishtinёs. Si kuadёr deficitar atёbotё, ende pa diplomuar zuri tё punonte me ditar. Ishte mёsimdhёnёs nё Drenas, pastaj nё Skenderaj dhe sё fundi nё Vushtrri. I brumosur me atdhetarizëm kurrsesi nuk pajtohej me pushtetarёt e kohёs zezonё. Gjithmonë përkrahu me zemër dhe ishte nё ballё tё sypatremburve qё kёrkonin atё qё na takonte-LIRINЁ. Dhe, sojzinjtё e vunё nё shenjestёr. E diferencuan si tё “papёrshtatshёm” pёr edukimin e brezave tё rinj, dhe vazhdimisht e “vizitonin” nё shtёpi dhe e thёrrisnin nё tё ashtuquajturat “biseda informative”, derisa njё ditё e detyruan ta marrё rrugёn e mёrgimtarit…
Mirёpo, as atje nuk qёndroi duarkryq. Me mish e me shpirt u vu nё shёrbim tё çёshtjes kombёtare. Vazhdoi mёsues i palodhur dhe i frytshëm nё Vjenё, veprimtar i palodhur nё fushёn e kulturёs e autor dhe i disa teksteve pёr fёmijё nё mёrgatё e i Abetares si dhe i shumë librave publictikë e letrarë.

The post Në Prishtinë u promovuan libra të autorëve shqiptarë të Vjenës appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit