minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina

0
Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina

Potpuri është një platformë botuese e pavarur dhe një nismë bashkëpunuese ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut. Është një projekt i përbashkët mes Qendrës Termokiss në Prishtinë dhe studentëve nga ZhdK në programin e Studimeve Transdiciplinare.

Të premten, më 5 prill, kjo platformë ka “festën” e saj, në Cyrih, njofton albinfo.ch.

“Bashkohuni në festën tonë ndërsa me krenari zbulojmë punën me dashni numrin e dytë të Potpuri: Gazeta 02. Për më shumë se një vit, përballë rrymave të pasigurisë financiare dhe urgjencave kulturore, kemi punuar për të mbajtur një platformë botuese që është e vetëdrejtuar dhe e punuar me dorë, numrin e dytë që reflekton kërkimin tonë për njohjen e rrugëve të migrimit, të kaluarës dhe të tashmes”, thuhet në ftesën e organizatorit.

Advertisement

“Publikuar në tre gjuhë – shqip, gjermanisht dhe anglisht – Potpuri përsëri thekson përvojat personale dhe të përbashkëta të shpirtit tonë bashkëpunues. Me shumëllojshmëri të teksteve, nga poezia, dokumentimet familjare, arkivat e hulumtuara deri te pjesët e tingujve dhe ilustrimet, puna jonë për këtë numër të shtypur ofron një qasje të shumëfishtë rreth temave të përbashkëta të migracionit, zhvendosjes, kërkimit të një jete më të mirë dhe një linje të përgjithshme jo-lineare. Për këtë mbrëmje lancimi kemi përgatitur një mbrëmje për tu njohur me Potpurinë përmes leximeve, diskutimeve, performancave dhe ushqimit!, përfundon njoftimi.

Koha: 05. 04. 2024, me fillim në orën 19.00

Vendi: Zentralwäscherei, Neue Hard 12, 8005, Zürich

 

Advertisement

The post Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit