minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Promovohet në Lucern libri “2000 vjet krishterim te shqiptarët”

0
Promovohet në Lucern libri “2000 vjet krishterim te shqiptarët”

Më 17 shkurt, në Lucern, bëhet promovimi i librit “2000 Vjet Krishterim te shqiptarët” i dalë nga shtypi në nëntor 2023. Ky libër është përmbledhje e kumtesave shkencore të mbi 30 autorëve shqiptarë e të huaj, të Simpoziumit Ndërkombëtar “2000 Vjet të Krishterimit te Shqiptarët” (“2000 Jahre Christentum bei den Albanern”), të mbajtur më 5 e 6 shtator 1998, në qytetin Arbon të Zvicrës.
Në këtë promovim me rëndësi për historinë dhe kulturën shqiptare do të jenë të pranishëm, veç të tjerëve, edhe disa nga autorët e kumtesave, pjesëmarrës të simpoziumit “2000 Vjet të Krishterimit te Shqiptaret” si prof. dr. Jahja Drançolli, kyeredaktor i librit, prof. Emin Azemi, recensent, autorët e kumtesave prof. dr. Bardhyl Demiraj, Dr. Gjergj Kristo Frashëri, Dr. Peter Markus, Dr. Bejtullah Destani etj.
Promovimi i librit do të bëhet më 17 shkurt 2024, nga ora 18:00, në lokalet e Misionit Katolik Shqiptar, Rodteggstrasse 6, 6005 Luzern.

The post Promovohet në Lucern libri “2000 vjet krishterim te shqiptarët” appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit