
Më 6 korrik 2024, në Zofingen u organizua promovimi i librit “Sali Çekaj, veprimtaria politike dhe ushtarake”, i autorit Frashër Demaj. Me një fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua kryetari i SHBK “Sali Çekaj”, z. Saim Tahiraj.
Në shenjë nderimi për heroin Sali Çekaj dhe të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës u mbajt një minutë heshtje.
Në këtë manifestim nga radhët e Ambasadës së Republikës së Kosovës merrte pjesë diplomatja Shukrije Ramadani. Salla e kësaj shoqate ishte e vogël për t’i nxënë të pranishmit.
Aktiviteti vazhdoi i shoqëruar edhe me një program të pasur artistik. Mes tjerash, këngëtari Valon Islamaj kishte përgatitur një këngë që i kushtohej heroit Sali Çekaj.
Në vazhdim, me vështrime për librin u paraqitën Bardhec Berisha, Hamëz Morina dhe Abas Fejzullahu.
Një rrëfim kujtimi për heroin e bëri bashkëluftëtari i tij, Muhamet Imeraj.
Në përmbyllje u zhvillua një bashkëbisedim mbi librin, si dhe bashkëbisedim me bashkëluftëtarët e heroit Sali Çekaj.
The post U promovua libri kushtuar heroit Sali Çekaj appeared first on Albinfo.