minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Urime e kritika në shënimin e ditës së Alfabetit shqip

0
Urime e kritika në shënimin e ditës së Alfabetit shqip

Në ditën e alfabetit shqip, figura të njohura shqiptare dhe maqedomase kanë uruar gjithë shqiptarët.

Zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi tha se ky përvjetor i kushtohet Gjergj Fishtës. Ai shtoi tutje se gjuha si e drejtë hyjnore nuk mund të rregullohet me traktate dhe marrëveshje.

“Këtë vit shënojmë 80 vjetorin e vdekjes së të madhit Gjergj Fishta, kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit të cilit, me lejen tuaj, dëshiroj t’ia përkushtoj këtë përvjetor të ditës së alfabetit të gjuhës shqipe”-tha mes tjerash Grubi.

Advertisement

Ndërsa presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në mesazhin e tij drejtuar shqiptarëve tha të ndihet krenar që tash e 14 vite, kjo ditë është festë shtetërore me të cilën krenohen jo vetëm shqiptarët, por edhe të gjithë qytetarët në vendin tonë

“Gjuha dhe kultura janë themele të çdo populli dhe mohimi i tyre do të thotë përpjekje për të shkatërruar origjinën kombëtare. Në shekullin 21 përpjekjeve të tilla nuk u duhet hapur dera, në mënyrë që kurrë të mos triumfojnë mbi vlerat e vërteta. Të gjithë bashkëqytetarëve të mi shqiptarë ju uroj Ditën e Alfabetit”, shkruan Pendarovski në urimin e tij.

Edhe ministrja e Kulturës, Irena Stefoska në urimin e saj shkruan se gjuha amtare është amanet ndër gjenerata.

“Gjuha me definicion është mjet komunikimi, por gjuha amtare është amanet. Ajo është fjala e parë të cilën e dëgjojmë kur vijmë në këtë botë dhe të fundit që e themi kur ikim nga kjo botë”-theksoi Stefoska.

Advertisement

Ndërkohë opozita shqiptare në Maqedoninë e veriut, në ditën e Alfabetit zgjidhi të hedhë kritika për siç thanë, nëpërkëmbjen e gjuhës shqipe në 20 vitet e fundit.

“Është e trishtueshme kur shumë titullar institucionesh qofshin edhe ata shqiptar nuk e përfillin gjuhën shqipe. Për këto shkelës ne së bashku krijuam edhe inspektoratin i cili do të dënonte refuzimin e injorimin e gjuhës shqipe, por fatkeqësisht ky institucion udhëhiqet nga një kuadër i një partie politike e cila për dy dekada një gjë premton e një gjë tjetër bën”-shkruan Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërkohë në Kuvendin e Maqedonisë u bë ndarja e çmimit shtetëror “22 nëntori” fitues të cilit për këtë vit janë profesor Xhevat Lloshi dhe akademik Ali Aliu.

The post Urime e kritika në shënimin e ditës së Alfabetit shqip appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit