minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

21-vjeçarja bën histori, 70 ditë duke lundruar e vetme në mes të Oqeanit

0
21-vjeçarja bën histori, 70 ditë duke lundruar e vetme në mes të Oqeanit

Britanikja Jasmine Harrison, është bërë gruaja më e re që lundron vetëm përtej Oqeanit Atlantik, duke përfunduar një udhëtim prej 4,800 kilometrash nga Spanja në Antigua.

21-vjeçarja Harrison përfundoi sfidën Atlantik Talisker Whisky 2020, të shtunën në 70 ditë, 3 orë dhe 48 minuta, një rekord i ri botëror për femrën më të re në botë që lundron vetëm përtej çdo oqeani.

Harrison, nga qyteti i Thirsk në Yorkshire në Angli, shkroi në faqen e saj të internetit se ishte frymëzuar për të marrë pjesë në sfidë ndërsa po notonte në Karaibe.

Ajo thotë se shpreson “të sjellë frymëzim për të rinjtë me shembullin e saj, sepse ndonjëherë është në rregull të ndjekësh gjërat vetëm”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit