minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

4 arsye pse duhet të mendoni më shumë për veten

0

Pasojat pozitive të kujdesit për veten kanë një ndikim thelbësor, si në shëndetin fizik ashtu edhe në atë mendor të secilit prej nesh. Shpeshherë ju ka ndodhur që ta gjeni veten duke menduar se nuk keni kohë për veten, sepse në këtë shoqëri, qëllimi i së cilës është gjithmonë i përqendruar te performanca, të kujdesesh për veten dhe t’i kushtosh kohë vetes është gjithmonë një aktivitet që përfshin vetëm një pjesë të vogël të jetës së përditshme, dhe për këtë ndoshta ndiheni edhe në faj. Por të vendosësh veten të parën është thelbësore për t’u ndjerë mirë. Po ju shpjegojmë 4 arsyet.

Nëse mendoni për veten, do të jeni më mirë me të tjerët

Pavarësisht nëse keni një partner, nëse jeni beqare apo ndoshta nënë, vetëm nëse ndiheni mirë me veten, do të jeni në gjendje t’i përkushtoheni më së miri njerëzve që ju rrethojnë, me gjithë dashurinë dhe vëmendjen që meritojnë. Prindërit, fëmijët, miqtë, të gjithë ju kërkojnë, por ju nuk do të jeni egoistë të thoni jo kur duhet t’i jepni vetes pak hapësirë. Jemi të lodhur nga shumica e roleve që duhet të plotësojmë çdo ditë dhe shpesh flasim për ngarkesë mendore. Mos kini frikë të thoni… mjaft! Duhet të rimbushni veten, do të ktheheni me më shumë predispozicion për të dëgjuar, me dëshirën për të qenë me të tjerët dhe për të jetuar jetën e përditshme.

Të mendosh më shumë për veten do të thotë ta pëlqesh më shumë

Advertisement

Ndiheni sikur jeni të pakuruara? Nuk jeni e shëmtuar apo e ngathët: thjesht po e neglizhon veten për t’iu përkushtuar diçkaje tjetër. Të ushqesh vetëvlerësimin tënd nuk do të thotë vetëm të jesh i lumtur me atë që shikon në pasqyrë, por të jetosh mirë, me veten dhe me të tjerët. Kjo është arsyeja pse nuk keni pse të ndiheni fajtorë nëse planifikoni një orë në parukeri, një xhiro shopping për të zëvendësuar rrobat e vjetra dhe të përdorura, një seancë vrapimi ose një masazh anticelulit. Eliminoni modelet e pamundura, që shihni në rrjetet sociale, të femrave të paarritshme me trup joreal. Gjithmonë gëzojuni individualitetin tuaj, në vend që të jeni në përputhje me standardet e rrepta që shoqëria pret nga ne sot. Dhe nëse diçka vërtet nuk ju pëlqen, gjeni motivimin dhe përpiquni ta ndryshoni atë.

Duke menduar për veten, rizbuloni veten

Shkarkimi i energjisë së akumuluar, çlirimi nga stresi, përkushtimi ndaj aktiviteteve relaksuese nxit përdorimin e pjesës krijuese të trurit tonë, duke balancuar kështu aktivitetin e pjesës racionale që rezulton të jetë mbizotëruese në aktivitetet e përditshme. Në këtë mënyrë do të ndiheni më performuese dhe më pak të frustruara dhe do të rizbuloni anët e vetes që nuk janë shfaqur për një kohë të gjatë.

Të mendosh më shumë për veten do të thotë të mos neglizhosh shëndetin

Advertisement

Një aspekt tjetër themelor i kujdesit për veten është të mos neglizhoni shëndetin tuaj. Duket sikur nuk keni kurrë kohë për të rezervuar vizitën e gjirit, pap testin apo kontrollin nga gjinekologu. Shumë gra i lënë pas dore problemet për vite të tëra, të cilat edhe pse të vogla, mund të bëhen të vështira për t’u menaxhuar me kalimin e kohës. Filloni të mendoni më shumë për veten tuaj tani dhe mësoni për risitë teknologjike në lidhje me shëndetin tuaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit