minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

4 shenja! Si ta kuptoni nëse partneri juaj nuk është më i dashuruar me ju?

0

Marrëdhëniet kalojnë nëpër faza të ndryshme dhe herë pas here mund të duket sikur ka humbur shkëndija apo pasioni mes çiftit. Përditshmëria, detyrimet, stresi dhe pasiguria për të ardhmen kontribuojnë negativisht në zhvillimin e një marrëdhënieje.

Kur ka vullnet, mirëkuptim dhe respekt gjithçka mund të kapërcehet. Mirëpo, nëse në çift humbet ndjenja e dashurisë, atëherë gjërat vështirësohen.

Ka disa shenja në një lidhje që tregojnë se dashuria e njërit prej dy partnerëve ka filluar të zbehet. Pa qenë absolute, pasi çdo çift dhe çdo person është i ndryshëm, lexoni më poshtë shenjat që duhet t’ju shqetësojnë nëse dëshironi që lidhja juaj të vazhdojë.

Gjithçka bëhet shkak për një grindjeje
Nëse partneri juaj ankohet vazhdimisht, edhe për gjërat më të thjeshta, kjo mund të tregojë një shkëputje emocionale nga ju. Ai pranonte disa nga të metat tuaja ose gabimet e vogla që keni bërë. Tashmë gjithçka bëhet shkak për grindje dhe zemërime.

Advertisement

Diskutimet po pakësohen
Edhe mosmarrëveshjet. Pas ankesave që mund të bëjë, ai fillon të mos pranojë diskutime dhe dialog. Ose sepse nuk dëshiron të harxhojë energji ose sepse thjesht është mërzitur të debatojë. Argumentet shpesh tregojnë pasionin që ekziston në marrëdhënie. Çiftet zihen sepse kujdesen për njëri-tjetrin. Kur njëri nga dy partnerët duket indiferent edhe ndaj një bisede të thjeshtë, ndoshta dashuria që ata ndjenë nuk është më aty.

Sekretet bëhen të zakonshme
Është krejtësisht e arsyeshme dhe normale që çdo njeri të mbajë disa gjëra për vete, qoftë edhe nga personi që ka zgjedhur si partner, por nëse këto sekrete ndikojnë në marrëdhënie, atëherë ka një problem. Kjo ose do të thotë se ka një tjetër interes dashurie ose se ai nuk ju numëron më ndër njerëzit e tij të besuar.

Kontakti me sy në shtrat zhduket
Kur dashuria e një mashkulli fillon të zbehet, atëherë seksi bëhet… rutinë. Kontakti me sy në atë kohë mund të jetë afrodiziaku i fundit. Nëse dikush nuk është më i dashuruar, atëherë pasioni në shtrat humbet dhe loja me sy ndalon.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit