minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

5 brioshët më të çuditshëm, që mund t’i provoni vetëm në Milano

0

Brioshi është një prej ëmbëlsirave klasike të mëngjeseve evropiane. Prodhuar për herë të parë në Austri në gjysmën e dytë të viteve 1600, mbërriti në Francë në vitin 1770, “importuar” nga Marie Antoinette, gruaja e mbretit Louis XVI.

Fillimisht, u bë me një lloj brumi buke, por u shndërrua në shekullin e 20-të në kënaqësinë e ëmbëlsirave me gjalpë që jemi mësuar. Falë rrjeteve sociale, vitet e fundit ka pësuar riinterpretime të reja dhe sot prezantohet në format më inovative dhe me mbushje gjithnjë e më të shijshme.

Por, më poshtë do të rendisim 5 formatet e brioshëve më të çuditshëm, që kanë “pushtuar” rrjetin dhe që mund t’i provoni në Milano.

Brioshi në formë zemre: Në Bar Paura, në rrugën “Bonvesin de la Riva 3”, ka një briosh që kremton dashurinë. I zbukuruar me mbushje të shijshme nga mascarpone (sikur të ishte një tiramisu) deri te çokollata e bardhë dhe mjedra, brioshi vërtetë formën e një zemre.

Advertisement

Brioshi kubik: Kjo ëmbëlsirë super krokante u konceptua nga pastiçeri suedez Bedros Kabranian, i cili në dyqanin e tij në Stokholm, Socker Sucker, luan me format dhe shijet e brioshit kub. Brumi përgatitet në formën e një kubi, i cili, nëse dëshironi, mund të mbushet gjithashtu. Në Milano është riemërtuar KuBo dhe mund të shijohet në pastiçerinë Clèa në rrugën “Giacomo Boni”.

Brioshi XXL: I njohur si Cornettone për italianët, ky briosh është një ide e shkëlqyer për brunch, sepse është i përshtatshme për t’u ndarë dhe me të tjerët, e ka një bukuri unike. Mund të gjendet në Aroma Napoletano në rrugën “Traù, 2”, të specializuar në brioshët me origjinë nga Ischia, që zënë një pjatë të tërë.

Croffle: Gjysmë waffle, gjysmë briosh, ai u krijua nga pastiçeri irlandez, Louise Lennox, dhe pushtoi menjëherë rrjetet sociale, pasi ka edhe shumë variacioneve të shijshme. Gjendet në Milano, ku Oops Cafè e ofron atë me krem karamel.

Cruffin: Në Egalité, një pastiçeri e stilit francez në Porta Venezia, mund të provoni rezultatin e gërshetimit midis kifleve dhe brioshit, krijimi më i famshëm i pastiçierit me bazë në Nju-Jork, Dominique Ansel. Me karamel sipër, ky miks bëhet edhe më i këndshëm.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit