minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

A notoni me lente kontakti? Kjo është arsyeja pse nuk duhet ta bëni më kurrë

0

E dimë që lentet e kontaktit janë bërë pjesë e jetës suaj. Megjithatë, ka raste kur ju duhet të ndaheni prej tyre dhe nuk është vetëm kur jeni duke fjetur. Okulisti do t’ju ketë theksuar tashmë disa herë se sa e rëndësishme është të pushoni sytë dhe mbi të gjitha të pastroni shumë mirë duart, kutinë e lenteve dhe vetë lentet pas çdo përdorimi.

Nëse i bëni të gjitha këto, rreziku i një infeksioni serioz të syve nuk ndalet me kaq. Sipas ekspertëve, vendosja e lenteve të kontaktit gjatë zhytjes në pishina, apo dete, mund të ketë shumë rreziqe për shëndetin e syve. Duket si një praktikë e padëmshme, por në realitet mund të përfundojmë me një infeksion serioz të syve.

“Uji përmban baktere, qoftë uji i çezmës, deti apo pishina dhe lentet e kontaktit “thithin” papastërtinë. Ky kombinim do të thotë që bakteret kanë më shumë gjasa të përhapen në sipërfaqen e lenteve të kontaktit kur ekspozohen ndaj ujit, duke rritur rrezikun e mundshëm të infeksioneve të syve, kërcënuese për shikimin,” shton Nimi Mistry, okuliste profesionale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit