minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Barbie ballkanase “lind” në Bosnje, 11-vjeçarja krijon koleksionin folklorik të kukullës ikonë

0

“Ti mund të jesh gjithçka”, është motoja e kukullës Barbie dhe për 11-vjeçaren Esma Gljiva nga Bosnje-Hercegovina kjo nënkupton krijimin e divave tradicionale Ballkanase.

Nga shtëpia e saj në Sarajevë, Esma krijon kostume ballkanike të cilësisë së lartë, shami koke dhe aksesorë dekorativë për koleksionin e saj të kukullave Barbie. Duke shfrytëzuar jehonën e filmit “Barbie” që ka pushtuar kinematë, ajo shpreson të tërheqë vëmendjen tek versioni folklorik i kukullës ikonë. Esma e nisi projektin e saj rreth 1 muaj më parë, pasi pa kukulla jo cilësore në një dyqan suvenirësh, të veshura keq me kostume tradicionale: “Pashë disa kukulla plastike në dyqan, por ato nuk i ngjanin aspak atyre të vërtetave. Ishin të veshura me kostume kombëtare, por jo ashtu siç duhet. U përpoqa të përmirësoj pamjen e tyre dhe besoj se ia dola”. 

Esma nuk e ka parë ende filmin “Barbie”, por miqtë dhe familjarët e saj thonë se me iniciativën e saj ajo përqafon frymën e pavarësisë dhe sipërmarrjes femërore, temë dominuese e prodhimit hit.

E rritur në një familje të devotshme valltarësh amatorë folklorikë, Esma ka mësuar shumë mbi traditat multi-fetare boshnjake dhe është edhe vetë anëtare e një grupi folkorik. Ajo është shumë e saktë kur i vesh kukullat me kostume tradicionale myslimane, ortodokse dhe katolike, dhe kujdeset edhe mbi modelet e flokëve dhe bizhuteritë. Thotë se kukullat e saj dëshiron t’i quajë “Barbit Boshnjake” dhe po planifikon kostume folklorike edhe për Kenin.  

Advertisement

Esma merr çdo ditë porosi për kukullat e saj, të cilat i dërgon në Bullgari, Republikën Çeke, Turkmenistan, Norvegji, Britani e vende të tjera. 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit