minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Certifikata e vaksinimit nuk do të jetë kusht për të hyrë në Greqi

0
Certifikata e vaksinimit nuk do të jetë kusht për të hyrë në Greqi

Certifikata e vaksinimit nuk do të  jetë e detyrueshme për të udhëtuar drejt Greqisë. Ministri i Turizmit Haris Theoharis, në një intervistë për mediat vendase sqaroi se edhe pse një kartë vaksinimi do të lehtësonte lëvizjen e qytetarëve, nuk do të vendoset si kusht.

 

HARIS THEOHARIS

MINISTRI I TURIZMIT NE GREQI

Advertisement

 

“Qytetarët do të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm në vendin tonë në dy mënyra, përmes tamponit negativ ose përmes testit të shpejtë. Ata që nuk janë vaksinuar do të duhet të testohen, por mbetet vendimi i  komitetit  shëndetësore nëse kjo do të vlejë për të gjitha shtetet . Por ata që do të jene te pajisur me një certifikatë vaksinimi do të kalojnë lirshëm.”

 

Një ditë me parë kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis i  propozoi Bashkimit Europian të përdoret një certifikatë vaksinimi për të mundësuar lëvizjen e lirë. Ai i dërgoi një letër presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Layen duke kërkuar miratimin e propozimit nga të gjitha vendet anëtare të BE.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit