minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Çfarë është Strep A, virusi i rrezikshëm që ka marrë deri më sot tre jetë fëmijësh

0

Një fëmijë u bë viktima e radhës, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit të Streptokokut të grupit A. Janë tre fëmijët që kanë humbur jetën pasi janë prekur nga ky virus brenda një javë.

Autoritetet shëndetësore, të cilat nuk e bëjnë të ditur moshën e fëmijës, njoftojnë se ai ishte në shkollën “Ealing” në Londrën perëndimore.

Javën e kaluar kanë humbur jetën si pasojë e virusit në fjalë edhe dy fëmijë të tjerë në moshë shkollore, ndërsa kanë bërë thirrje drejtuesve të shkollave që të marrin masa për parandalimin e përhapjes së infeksioneve mes fëmijëve.

Simptomat e Strep A

Advertisement

Streptokoku i grupit A mund të shkaktojë: temperaturë shumë të lartë, infeksion të rëndë në fyt dhe në raste të rralla komplikacione të rënda invazive.

Gjithashtu mund të shkaktojë infeksion lëkure, por që mund të kurohet duke u mjekuar me një regjim antibiotikësh përkatës të lëshuar nga autoritetet shëndetësore.

Si transmetohet

Sipas Sky News, ky virus mund të shpërndahet përmes kollës, teshtimës, apo kontaktit lëkurë më lëkurë.

Advertisement

Gripi stinor dhe koronavirusi, si të mbroni veten nga pandemitë këtë dimër?

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit