minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Çmimet e fotografisë arkitekturore, zbulohen imazhet konkurruese për vitin 2021

0
Çmimet e fotografisë arkitekturore, zbulohen imazhet konkurruese për vitin 2021

Imazhet e një ndërtese në formë kubike në Berlin, si dhe një kompleks qiellgërvishtësish kinezë janë dy nga finalistët e çmimit prestigjioz të Fotografisë Arkitektonike. Lista e vitit 2021, gjithashtu, përmban fotografi të një hoteli me strukturë të lakuar në Dubai, apo edhe një kullë në Hong-Kong, e lënë në errësirë të plotë, pasi banorët u evakuuan gjatë izolimit global nga koronavirusi.

Fituesit do të shpallen në Festivalin vjetor Botëror të Arkitekturës, i cili do të mbahet virtualisht në fillim të dhjetorit. Në total janë gjashtë kategori në të cilat konkurrohet, dhe për secilën prej tyre do të zgjidhen vetëm dy fotografi. Nga këto 12 imazhe, dy do të shpallen fituesit kryesorë, të cilët do të vlerësohen nga një juri fotografësh dhe arkitektësh.

Në vitin 2019, çmimi kryesor shkoi për fotografinë e Laurian Ghinitoiu në Norvegji, ndërsa çmimet për vitin 2020 u anuluan për shkak të pandemisë Covid-19.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit