minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Damarët” e Tokës që i kanë dhënë jetë njerëzimit

0
“Damarët” e Tokës që i kanë dhënë jetë njerëzimit

Lumenjtë kanë qenë gjithmonë djepi i qytetërimeve të mëdha, duke shërbyer si rrugë të rëndësishme komunikimi, nyje të lehtësimit të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve, e madje në të kaluarën edhe si mburoja mbrojtëse. Përgjatë rrugëve ujore, natyra ka krijuar kryevepra të mrekullueshme. Më poshtë, do të rendisim disa prej lumenjve më magjepsës në botë.

Lumi i Amazonës

Gjendet në Amerikën e Jugut dhe është lumi më i gjatë në botë, e po ashtu më i madhi për sa i përket rrjedhës së ujit, numrit të degëve dhe madhësisë së pellgut ujëmbledhës. Lumi Amazon rrjedh nëpër Peru, Kolumbi, Brazil dhe pas më shumë se 7000 kilometrash, derdhet në Oqeanin Atlantik me një grykëderdhje të gjerë 200 km.   

Lumi Nil, Egjipt 

Egjiptianët e lashtë e konsideronin atë si një hyjni dhe si babanë e Egjiptit. Lumi konsiderohej gjithashtu një rrugë komunikimi midis botës tokësore dhe asaj të përtejme. Në brigjet e tij, gjenden disa nga monumentet më të rëndësishme dhe spektakolare të këtij qytetërimi, si tempujt e Luksorit, Karnakut e shumë të tjerë.  

Lumi i Kolorados, Shtetet e Bashkuara dhe Meksika 

Ky është gjithashtu një lumë i madh, gjatësia e të cilit i kalon 2300 kilometra. Përgjatë rrjedhës së tij, buron liqeni Powell, një pellg artificial gati 300 kilometra i gjatë, i krijuar nga ndërtimi i digës së Glen Canyon, mes një mjedisi natyror vërtet spektakolar, i rrethuar nga grykat, shkëmbinjtë dhe formacionet e mahnitshme.    

Advertisement

Lumi i Pesë ngjyrave, Kolumbi 

Ky lumë rrjedh në territorin e Kolumbisë dhe është një degë e lumit Guayabero, pjesë e pellgut të Orinokos. Njihet gjithashtu si “Lumi i Pesë ngjyrave” ose “Ylberi i lëngshëm”, sepse një bimë e quajtur “Macarenia clavigera” lulëzon në këto ujëra nga fundi i korrikut deri në nëntor, duke e ngjyrosur lumin me të verdhë, jeshile, blu, të zezë dhe të kuqe.

Lumi Loira, Francë

Mbi një mijë kilometra nga rrjedha e tij, lumi Loire kalon nëpër një luginë të gjatë. Mbi 300 kështjella janë të shpërndara këtu dhe gjithashtu shumë rezidenca verore të familjeve mbretërore franceze që nga shekulli i 10-të. Shumica e këtyre pallateve janë të ruajtura në mënyrë perfekte, dhe sot janë të hapura si muze për vizitorët.   

Lumi Danub 

Është lumi i dytë më i gjatë në Evropë, pas Vollgës. Përgjatë rrjedhës së tij, kalon në 10 shtete dhe shumë kryeqytete, duke përfshirë Budapestin, Bratislavën dhe Vjenën. Delta e saj është pjesë e listës së trashëgimisë së UNESCO-s. I quajtur ndryshe si lumi i valseve, Danubi frymëzoi kompozitorin austriak Johann Strauss jr., i cili i kushtoi shumë nga kompozimet e tij, ndër to dhe valsin e famshëm “Danubi blu”. 

Lumi Po, Itali

Rreth 652 km, Lumi Po është lumi më i gjatë në Itali. Ai buron në Piemonte, në Monviso dhe derdhet në një deltë të madhe dhe të bukur të Adriatikut, pasi ka përshkuar të gjithë Italinë veriore.   

Advertisement

Lumi Neva, Rusi 

Ka një rrjedhë shumë të shkurtër, vetëm 74 kilometra mes liqenit Ladoga, prej nga buron. Neva është lumi i tretë evropian për nga rrjedha e ujit, është gjithashtu shumë i gjerë dhe i thellë dhe mund të përshkohet edhe nga anije të mëdha. Në disa vende, lumi është aq i gjerë sa urat mbi të janë mbi pesëqind metra të gjata. 

Lumi Yangtze, Kinë 

Lumi Yangtze është një arterie e vërtetë komunikimi, i përdorur prej shekujsh për tregti, por edhe për ujitjen e fushave të orizit, si dhe për të prodhuar energji hidroelektrike. Lumi në fakt është shkaktar edhe i përmbytjeve shkatërruese, të cilat ende sot shkaktojnë mijëra viktima. Është rrjedha ujore më e gjatë në Euroazi dhe e treta në botë, pas Amazonës dhe Nilit. 

Lumi Gang, Indi 

Lumi Gang përshkon fushat veriore të Indisë dhe Bangladeshit, me një gjatësi prej 2510 km. Ai buron nga akullnajat e Himalajeve qendrore dhe derdhet në Gjirin e Bengalit. Gjatë rrjedhës së tij, lumi depoziton sendimente të bartura nga akullnajat, duke krijuar një nga tokat më pjellore në botë. Është lumi i shenjtë i hinduve dhe miliona njerëz lahen në ujërat e tij çdo vit, për t’u pastruar nga mëkatet e tyre.   

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit