Nëse jeni duke kërkuar për një punë, sa të sigurt jeni që CV-ja juaj është e punuar në mënyrë perfekte? Ka patjetër disa detaje dhe informacione që nuk nevojiten, kështu që është mirë t’i kontrolloni mirë përpara se të shtypni “dërgoni” te punëdhënësi juaj i mundshëm i ardhshëm.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme ta mbajmë të përditësuar CV-në dhe të jemi të kujdesshëm, pasi mjafton një gabim për të na privuar nga pozicioni ynë i ëndrrave. Megjithatë, këshillohet që të hiqni disa detaje që jemi mësuar rregullisht që t’i kemi në CV. Janë më shumë informacion se ç’duhet.

Adresa juaj e shtëpisë
Nuk ka asnjë arsye për të shtuar adresën tuaj të shtëpisë në CV pasi përgjigja vjen gjithmonë në e-mailin tuaj. Është një informacion i panevojshëm. Pra, në vend që të jepni adresën e shtëpisë tuaj, vendosni zonën në të cilën jetoni.

Mosha/besimet tuaja fetare etj
Është e paligjshme që intervistuesi t’ju pyesë moshën tuaj, detajet e identitetit tuaj dhe bindjet tuaja fetare. Këto pyetje nuk kanë të bëjnë fare me punën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Foto juaj
Ju nuk keni nevojë të bashkëngjitni foton tuaj në CV tuaj. Mjaftojnë kualifikimet, aftësitë dhe përvoja juaj e punës për të gjykuar nëse jeni apo jo të përshtatshëm për këtë pozicion.