minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pse duhet të ushtroheni në mëngjes për të humbur peshë… dhe pasdite nëse keni diabet

0

Çdo vit, miliona prej nesh angazhohen për një regjim të ri ushtrimesh, duke kërkuar një mënyrë të shpejtë për të hequr kilogramët e tepërta.

Por shumica prej nesh duket se e kanë nisur procesin e rënies në peshë gabim, pasi sekreti i djegies së yndyrës në mënyrë efektive nuk është thjesht ushtrimi, por koha kur ne zgjedhim të stërvitemi.

Shkencëtarët po zbulojnë gjithnjë e më shumë se ritmi cirkadian, domethënë ora e brendshme e trupit tonë, brenda secilit prej indeve tona luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si performojnë në kohë të ndryshme të ditës.

Për shembull, hulumtimet sugjerojnë se atletët kanë tendencë të performojnë më mirë në orët e vona të pasdites dhe herët në mbrëmje.

Advertisement

Kur shkencëtarët holandezë të sportit ekzaminuan performancat e notarëve në Lojërat Olimpike të Athinës, Pekinit, Londrës dhe Rios, zbuluan se ata arritën kohën e tyre më të shpejtë rreth orës 17:00. Mendohet se këto parime vlejnë për për të gjithë ne.

Koha e ushtrimeve mund të luajë një rol në rregullimin e disa rezultateve të stërvitjes“, thotë Juleen Zierath, një profesore e fiziologjisë në Institutin Karolinska në Suedi dhe një eksperte kryesore për lidhjen midis orës së trupit dhe biologjisë.

Shumë nga fiziologjia jonë – nga temperatura e trupit tek rrahjet e zemrës dhe gjenet që kontrollojnë metabolizmin e yndyrës  funksionojnë në një cikël 24-orësh“, shtoi ajo.

Shkencëtarët kanë filluar të mësojnë se si të gjitha indet dhe organet kanë oraret e tyre unike në përputhje me luhatjet e hormoneve të ndryshme.

Advertisement

Përderisa muskujt tanë janë më të fuqishëm dhe fleksibël më vonë gjatë ditës, hulumtimet e reja tregojnë se ne mund të djegim dhjamin në mënyrë më efikase kur ushtrohemi në mëngjes.

Profesor Zierath thotë se ka mijëra gjene që prodhojnë enzima që ndihmojnë në shndërrimin e yndyrës së ruajtur në qeliza në energjinë që ne përdorim kur ushtrohemi. Dhe duket se këto gjene janë më aktive në mëngjes.

Pra, megjithëse mund të mos jeni në gjendjen tuaj më të fortë dhe më të shpejtë atëherë, është periudha më e mirë për të humbur peshë.

Në një studim të fundit, të botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, profesor Zierath dhe kolegët e hetuan këtë për herë të parë, duke përdorur minj.

Advertisement

Ata zbuluan se kur minjtë ushtruan në një rutine në tre orët e para pas zgjimit, yndyra e trupit të tyre tregoi nivele shumë më të larta të enzimave të përdorura për metabolizimin e yndyrës.

Kur ata bënë të njëjtën sasi ushtrimesh shumë më vonë gjatë ditës, kishte nivele shumë më të ulëta të këtyre enzimave.

Implikimi është se nëse jeni një ushtrues i rregullt në mëngjes, trupi juaj ka të ngjarë të jetë më i ndjeshëm ndaj zbërthimit të yndyrës dhe përdorimit të tij si energji”, thotë profesor Zierath.

Dhe ajo që mund të nënkuptojë është se dikush mund të jetë në gjendje të humbasë pak më shumë peshë. Ushtrimi gjithashtu ndihmon në ruajtjen e peshës, kështu që ushtrimet në mëngjes mund të parandalojnë shtimin në peshë.

Advertisement

Shkencëtarët dyshojnë se preferenca e trupit për djegien e yndyrës pas stërvitjes në mëngjes është e lidhur me modelin natyral të hormoneve të quajtura glukokortikoidet, të cilat kontrollojnë se si trupi ruan dhe grumbullon yndyrën.

Glukokortikoidet gjenden në të gjithë trupin, veçanërisht në indet dhjamore.

Modeli i tyre natyral është të arrijnë kulmin rreth orës 8 të mëngjesit, gjë që na bën të lëvizim dhe të na shtohet oreksi, përpara se të arrijmë nivelin e tyre më të ulët rreth orës 3 të mëngjesit kur jemi në gjumë të thellë.

Ushtrimi në mëngjes përshtatet mirë me këtë cikël ditor, pasi nivelet e glukokortikoideve tashmë janë ngritur dhe kështu trupi nuk gjeneron qeliza yndyrore shtesë.

Advertisement

Megjithatë, nëse ushtrohemi në mbrëmje, kjo shkakton një rritje të glukokortikoideve, duke nxitur trupin të prodhojë qeliza të reja yndyrore për të zëvendësuar disa nga ato që sapo kemi djegur, duke minimizuar përfitimet për belin tonë.

Kjo mund të ndihmojë për të shpjeguar pse punëtorët me turne janë më të prirur ndaj shtimit të peshës. Modelet e tyre të punës natën duke qenë të stresuar dhe aktivë njëkohësisht shkaktojnë rritje të mëdha të glukokortikoideve në momentet kur trupi normalisht do të ishte në gjumë, duke çuar në krijimin e më shumë qelizave yndyrore.

Dhe si rezultat, punëtorët me turne kanë më shumë gjasa të shtojnë peshë në krahasim me njerëzit që kanë modele normale cirkadiane, edhe nëse konsumojnë një numër të ngjashëm kalorish në ditë.

Kjo është pasojë e evolucionit, shpjegon Dr. Mary Teruel, një profesoreshë e asociuar e biokimisë në Nju Jork dhe një eksperte lidere në botë për glukokortikoidet.

Advertisement

Ajo tregon se si trupat tanë janë zhvilluar rreth një modeli të të qenit zgjuar gjatë ditës dhe të fjetur gjatë natës.

Yndyra ndikohet fuqishëm nga hormonet”, thotë Dr Teruel. “Nëse nivelet e glukokortikoideve ndërpriten, kjo ka një efekt të madh te yndyrna në trup”.

Nëse ushtroni më vonë, këto hormone fillojnë të sekretohen në një masë shumë më të madhe në mbrëmje, gjë që nuk është mirë. Trupi juaj dëshiron të pushojë në këtë kohë, dhe nëse e nxisni atë është e barabartë me të qëndruarit zgjuar deri vonë dhe të mos flini”, nënvizon ajo.

Në vend të kësaj, Dr. Teruel sugjeron që një stërvitje në mëngjes, pa marrë parasysh gjatësinë ose llojin e stërvitjes, do të sjellë përfitime më të mëdha për humbjen e peshës.

Advertisement

Megjithatë, stërvitja pas drekës mund të ketë përfitime të ndryshme. Profesor Zieath thotë se sheqeri në gjak do të jetë më i qëndrueshëm nëse ushtroni pasdite – që do të thotë se është koha më e mirë për njerëzit që ose kanë diabet të tipit 2 ose janë në rrezik për t’u prekur prej tij.

Kjo është e rëndësishme sepse nëse sheqeri juaj në gjak luhatet shumë, sheqeri i tepërt fillon të ruhet si yndyrë.

Ne kemi studiuar njerëzit me diabet të tipit 2 dhe kemi zbuluar se kur ata bënin stërvitje me interval me intensitet të lartë pasdite, kjo çoi në përmirësimin më optimal të kontrollit të sheqerit në gjak krahasuar me stërvitjen në mëngjes ose në mbrëmje”, tha profesoreshë Zierath.

Ajo gjithashtu tregon për një studim të më shumë se 92,000 njerëzve, të botuar në revistën Nature Communications në shkurt, i cili zbuloi se ata që ushtroheshin midis orës 11:00 dhe 17:00 kishin më pak gjasa të vdisnin nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me ata që ushtroheshin më herët gjatë ditës ose më vonë natën, ndoshta për shkak të lidhjes midis stabilitetit të sheqerit në gjak dhe shëndetit të zemrës.

Advertisement

Por ajo thekson se ndërsa stërvitja në mëngjes ose gjatë ditës mund të ketë rezultatet më optimale, stërvitja në çdo kohë është më e mirë se aspak.

Studimi i Nature Communications tregoi se njerëzit që angazhoheshin shpesh në aktivitet fizik të moderuar deri në të fuqishëm, jetonin më gjatë se ata që bënin pothuajse asgjë.

Duhet të dëgjoni trupin tuaj sepse ka shumë njerëz që thonë se preferojnë të vrapojnë në mbrëmje, ndërsa të tjerë preferojnë të jenë vrapues në mëngjes”, thotë profesoreshë Zierath.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit