minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dëshmitë: Oksimetri është racist, punon mirë me të bardhët, keq me ata me ngjyrë

0

Që në muajt e parë të pandemisë oksimetri u bë një mjet i dobishëm për mbajtjen e oksigjenit në gjak duke e monitoruar nga shtëpia. Shërbimi Kombëtar Britanik i Shëndetit (NHS) dhe Agjencia Rregullatore e Mjekimeve dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA), denoncojnë një kufizim serioz. Sipas tyre pajisja mbivlerësonte oksigjenimin e gjakut tek ata me lëkurë të errët, me pasoja potencialisht serioze për ata që mbështeten në këtë instrument, që mund të nënvlerësojë gjendjen e tij të frymëmarrjes dhe pulmonare të atij momenti.

“Bleva një oksimetër për të monitoruar nivelin e oksigjenimit në gjak, por kur më pranuan në spital mjekët më thanë se ishte tashmë vonë, pavarësisht faktit se gjithçka ishte nën kontroll për pajisjen,” shpjegon Ranjit Senghera Marëaha, një pacient me orogjinë indiane që ka përjetuar mosfunksionimin e oksimetrit në lëkurën e tyre. Sipas ekspertëve, problemi mund të jetë pigmentimi i lëkurës. Oksimetri lëshon rreze të vogla drite që kalojnë nëpër gjak, dhe toni i errët i epidermës së lëkurës duket se ndikon në mënyrën se si absorbohet drita.

“Duhet të sigurohemi që të gjithë ta dinë këtë kufi,” tha Habib Naqvi, drejtor i Observatorit të Racës dhe Shëndetit të NHS, duke u bërë thirrje pacientëve të pakicave aziatike, të zeza dhe të tjerave që të vazhdojnë të përdorin oksimetrin e pulsit, por gjithmonë t’i referohen një profesionistit shëndetësor. Të dhënat tregojnë se njerëzit e këtyre grupeve etnike janë më të prirur për t’u infektuar me Covid në një formë të rëndë dhe fatale, dhe ekspertët besojnë se gabimet e oksimetrit të pulsit mund të jenë një faktor.

“Është thelbësore të kryhen studime të reja për të siguruar pulsimimetra të besueshëm për të gjithë, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës,” përfundon Naqvi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit