minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dhurata e fejesës nga Charles, shitet në ankand makina 40-vjeçare e princeshë Dianës

0
Dhurata e fejesës nga Charles, shitet në ankand makina 40-vjeçare e princeshë Dianës

Makina që princi Charles i dhuroi princeshë Dianës për fejesën e tyre, është shitur në ankand për më shumë se 52 000 £.

“Ford Escort Ghia” i vitit 1981, u shit rreth 30 000 dollarë më shumë sesa pritej.

Fillimisht, organizuesit e ankandit e kishin vlerësuar makinën diku mes 30 000 dhe 40 000 £, por gjithçka ka dalë jashtë parashikimeve.

Makina iu dhurua Dianës nga princi Charles në maj të vitit 1981, dy muaj para se ata të kurorëzoheshin në martesë, ndërsa u shit me numrin e saj origjinal të regjistrimit, të njëjtën ngjyrë dhe bashkë me radion.

Advertisement

“Fordi” u përdor gjatë kohës kur marrëdhënia e princeshës me Charles ishte në kulmin e lumturisë, ndaj për familjen mbretërore simbolizon një periudhë të rëndësishme nga e kaluara.

Kjo nuk është hera e parë që një automjet i princeshë Dianës shitet për një shumë që i kalon pritshmëritë, pasi “Audi” i saj u shit vitin e kaluar për 58 000 £.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit