Alexandre Dumas ishte shkrimtar franko-algjerian dhe autor i disa kryeveprave të letërsisë si “Konti i Monte Kristos” dhe “Tre Muskëterët”, romane të cilët e bënë atë, një nga autorët francezë më të lexuar në botë.

Ai ishte gjithashtu një dramaturg dhe gazetar. Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë dhe kanë shërbyer si material për shfaqje teatrale dhe filma të shumtë. Ishte një shkrimtar gjenial, që punonte deri në rraskapitje, i preferuari i grave dhe me mjaft humor.

Jeta e tij përfundoi njësoj si një roman aventuresk. Sidoqoftë, Alexander Dumas la pas një trashëgimi të madhe, më shumë se 500 libra të zhanreve të ndryshme, të cilat edhe sot e kësaj dite magjepsin lexuesit në mbarë botën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";