minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Dita Jonë” përkujton shkrimtarin Alexandre Dumas

0

“Jeta është stuhi miku im. Në një moment je duke u ngrohur në diell, në një moment tjetër e sheh veten tek përplasesh pas shkëmbinjve”. Me këtë shprehje “Dita jonë” kujton shkrimtarin e njohur Alexandre Dumas.

Ai ishte shkrimtar franko-algjerian dhe autor i disa kryeveprave të letërsisë si “Konti i Monte Kristos” dhe “Tre Musketierët”, romane të cilët e bënë atë, një nga autorët francezë më të lexuar në botë.

Ai ishte gjithashtu një dramaturg dhe gazetar. Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë dhe kanë shërbyer si material për shfaqje teatrale dhe filma të shumtë.

Ishte një shkrimtar gjenial, që punonte deri në rraskapitje, i preferuar i grave dhe me mjaft humor. Jeta e tij përfundoi njësoj si në romanet aventureske.

Advertisement

Sidoqoftë, Alexander Dumas la pas një trashëgimi të madhe, më shumë se pesëqind libra të zhanreve të ndryshme, të cilat edhe sot e kësaj dite, magjepsin lexuesit në mbarë botën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit