“Është e vërtetë që jam më i miri. Megjithatë ka ende vend për përmirësim. Kur mendon se ke arritur përsosmërinë do të thotë se je pranë fundit”. Kështu ka deklaruar motoçiklisti 9 herë kampion Valentino Rossi, të cilin Dita Jonë zgjodhi ta përkujtojë sot në 43-vjetorin e lindjes.
Valentino Rossi është një nga pilotët me më shumë tituj në motoçiklizëm, ndër të cilët 9 tituj botërorë.
Gjatë karrierës së tij ka mbajtur gjithmonë numrin 46 gjatë garave, pasi ky ka qenë numri që i ati ka mbajtur, edhe ai një ish-motoçiklist.
Më 5 gusht 2021 Valentino Rossi deklaroi tërheqjen nga garat, duke thënë se do të kishte dashur që të garonte edhe 20 vite të tjerë, por kjo nuk ishte e mundur. “Jemi argëtuar pa masë!” – u shpreh ai.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";