minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Festat vijnë ndryshe, babagjyshi i pazakontë dhuron spektakël nën ujë

0

Babagjyshi i Vitit të Ri nuk do të vijë si çdo herë me slitë dhe drerë, por do të dhurojë spektakël i zhytur në ujë.

Si një vend inovator, Japonia ka ndryshuar edhe konceptin klasik të figurës kryesore të festave të fundvitit. Një zhytës i veshur me kostumin e kuq, ka surprizuar vizitorët në një akuarium gjigant në Yokohama.

Ai notoi bashkë me 3000 peshq dhe 5 delfinë, duke ngjallur një kuriozitet të madh në turmë.

“Ishte ndjesi e veçantë të përjetoje një atmosferë ndryshe të Krishtlindjes, megjithëse u ndjeva çuditshëm teksa shihja Babagjyshin në ujë”, thotë Jung Su, 25 vjeç.

Advertisement

Në vend të dhuratave, Babagjyshi-zhytës solli ushqim për peshqit dhe shumë buzëqeshje mes fëmijëve që shijuan momentin magjik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit