minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Festivali i Filmit që ndiqet nga një person i vetëm

0
Festivali i Filmit që ndiqet nga një person i vetëm

Një infermiere suedeze ka fituar konkursin që kishte si çmim kalimin e një jave në një ishull të izoluar, duke parë të gjithë filmat pjesëmarrës në Festivalin e Filmit të Goteburgut, që është festivali më i madh i kinematografisë skandinave.

41-vjeçarja, Lisa Enroth, do të jetë e vetmja brenda kinemasë së ndërtuar në ish-farin Pater Noster, që sot është hotel.

Infermierja shprehu lumturinë e saj, duke thënë se izolimi 7-ditor do t’i japë asaj “kohë për të menduar dhe për të qëndruar vetëm”, pas një viti me shumë punë për shkak të pandemisë Covid-19.

Festivali i Filmit të Goteburgut u çel më 29 janar dhe do të përfundojë në 8 shkurt, me infermieren që do të ketë mundësi të shikojë 70 filma në majë të farit, ku organizatorët kanë vendosur një ekran të vogël, të rrethuar nga një pamje e mrekullueshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit