minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gjurmët e shenjta, shtegu ku kaluan Jezusi, Maria dhe Jozefi

0
Gjurmët e shenjta, shtegu ku kaluan Jezusi, Maria dhe Jozefi

Ministria e Turizmit dhe Antikitetit në Egjiptit ka nisur të rikonstruktojë Shtegun e Familjes së Shenjtë, ku mendohet se kanë kaluar Jezusi, Maria dhe Jozefi. Për të shkuar drejt Kishës së Virgjëreshës në majë të Jabal al-Tayr (Mali i Zogjve), afërsisht 250 km në jug të Kajros, turistët duhet të ngjiten në një shkëmb të thepisur. Për shekuj me radhë, në të gjithë shtegun me 25 ndalesa që përshkoi Familja e Shenjtë, thuhet se kanë ndodhur mrekulli të ndryshme.

Jezusi, Maria dhe Jozefi ndoqën këtë rrugë pasi ikën nga Betlehemi për t’i shpëtuar zemërimit të mbretit Herod. Siç shënohet në Ungjillin biblik sipas Mateut, mbreti kishte urdhëruar vdekjen e të gjithë djemve të Betlehemit, por një engjëll i ishte shfaqur Jozefit në ëndërr, duke i thënë që të merrte fëmijën e vogël dhe nënën e tij e të ikte në Egjipt. Ata iu bindën këtij udhëzimi dhe u larguan natën tjetër. Familja kaloi tre vjet e gjysmë në lëvizje, nga Betlehemi drejt Nilit e deri në Egjiptin e Sipërm.

Ndalesat gjatë pelegrinazhit

Sipas historisë së krishterë, mbërritja e foshnjës Jezu në ato troje shkaktoi lëkundjen e themeleve të tempujve, ndaj në Dhiatën e Vjetër shkruhet: “Idhujt e Egjiptit do të dridhen nga prania e tij”. Gjatë rrugës së vështirë, ai hapi një burim uji për të shuar etjen e familjarëve. Mbi këtë burim u ndërtua një pus që sot është i rrethuar për të mos lejuar pelegrinët të pinë ujë. Në një kishë të shekullit të 12-të, gjendet edhe një pus tjetër nga i cili mendohet se familja kishte pirë ujë dhe ishte larë. Sot adhuruesit, shkruajnë shënime dhe lutje për t’i hedhur pranë tij.  

Advertisement

Shtegu vazhdon drejt degës perëndimore të Nilit ku ngrihen tri manastire. Rinovimet e tyre tani kanë përfunduar, duke ekspozuar edhe një mozaik mahnitës ku shfaqet Jezusi. Mandej, gjatë rrugës në periferi të Kajros në Shagaret Maryam ndodhet Pema e Marisë, një fik i vjetër që thuhet se i ka ofruar hije dhe fruta Familjes së Shenjtë. 

Një ndalesë e rëndësishme e pelegrinazhit është Kisha Romake e Babilonisë dhe Kisha e shekullit të 4-të Abu Serga. Ndërsa, ndalesa e fundit e familjes në Kajro ishte në lagjen e sotme periferike Maadi. Këtu, ata mendohet se hipën në një varkë dhe lundruan drejt qytetit antik të Memphis-it. Në një nga kishat e tjera në këtë zonë ekspozohen ikonat e Familjes së Shenjtë, si dhe një bibël e mbyllur me xham.

Shtegu së bashku me monumentet që përfshin është rinovuar tashmë, dhe Ministria Egjiptiane shpreson se përveç historisë së Familjes së Shenjtë edhe kishat, tempujt apo muzetë të kenë më shumë turistë nga e mbarë bota.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit