minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kur u zbutën pulat? Studimi: Ka qenë një kohë kur pulat konsideroheshin të shenjta

0

Pulat u zbutën për herë të parë midis viteve 1650 dhe 1250 para erës sonë. Kjo konfirmohet nga një rishikim sistematik i të dhënave të disponueshme deri më tani, të cilat argumentojnë se kjo është e vetmja datë e sigurt, para së cilës nuk kemi asnjë provë të pakundërshtueshme për ekzistencën e pulave shtëpiake. Sipas studiuesve, pulat e para që jetuan me njerëzit ishin ato nga Ban Non Wat në Tajlandë. Krahas rivendosjes së zbutjes së tyre, studimi vë në pikëpyetje arsyen e bashkëjetesës së pulave me njerëzit, duke çuar përpara hipotezën se ato madje konsideroheshin të shenjta.

Sipas studiuesve, gabimet e mëparshme sa i takon kohës mund të jenë për shkak të disa arsyeve; së pari ka një konfuzion midis fosileve të pulave dhe atyre të zogjve të tjerë, te fakti se, për arsye të ndryshme, kockat mund të zhyten në shtresa më të thella të tokës, duke konfuzuar arkeologët. Siç është rasti i një kocke pule të gjetur në një vend arkeologjik në Bullgari. Fillimisht, besohej se ishte 7500-vjeçare, më pas u ridatua midis vitit 1959 dhe 1985 falë analizave të radiokarbonit.

Sipas ekipit që kreu rishikimin e ri, shfaqja e kulturave të drithërave në Azinë Juglindore do të kishte favorizuar zbutjen e pulave.

“Në një mjedis më të hapur dhe më pak të mbuluar me pemë, Gallus Gallus (specie nga të cilat vijnë pulat që ne mbarështojmë sot) mund të krijojnë habitatin e tyre”, shpjegon Ophélie Lebrasseur, një nga autoret e studimit, e cila tregon se si këta paraardhës të pulave ushqeheshin me mbetjet e ushqimit njerëzor, duke iu afruar kështu vendbanimeve.

Advertisement

Megjithatë, është ende e paqartë pse njerëzit vendosën t’i zbutnin pulat. Nuk ka asnjë provë që ata i thernin dhe ushqeheshin me mishin e tyre kur u futën për herë të parë në Evropë, kështu që nuk ishte dëshira për ushqim që i shtyu ata banorë të kohës për të jetuar me zogjtë. Një hipotezë është se pulat shërbenin si një lloj sistemi paralajmërues natyror, siç ndodhi me patat, ose ato mbaheshin për të mbledhur vezët e tyre.

E sigurt është se, sidomos jashtë kufijve aziatikë, pulat konsideroheshin si kafshë ekzotike. Ekzemplarët e parë që mbërritën në Evropë në mijëvjeçarin e parë para Krishtit, u varrosën me kujdes dhe nuk u therën si sot. Disa varrime të përziera të njerëzve me pula, të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe që datojnë dy mijë vjet më parë, tregojnë se këta zogj shiheshin si udhërrëfyes shpirtëror për jetën e përtejme. Vetëm pak shekuj pas futjes së tyre në Evropë, ato humbën këtë atmosferë të shenjtë dhe filluan të konsideroheshin thjesht mish për t’u ngrënë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit