minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Grabitja kthehet në luftë, datat e publikimit dhe detaje të sezonit të ri të ‘La Casa De Papel’

0
Grabitja kthehet në luftë, datat e publikimit dhe detaje të sezonit të ri të ‘La Casa De Papel’

Sezoni i fundit i “La Casa De Papel” do të lancohet në dy pjesë, më 3 shtator dhe më 3 dhjetor. Njoftimi u dha nga platform Netflix, e cila thotë se ikërisht kur duket se asgjë tjetër nuk mund të shkojë keq, në skenë del ushtria dhe këtu grabitja do të kthehet në luftë.

 “Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.” njofton Netflix.

Nga ana tjetër, Alex Pina, krijuesi i “La Casa De Papel” deklaroi se kanë punuar me një zhanër agresiv dhe se janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve.

“Përdorëm çdo mjet që mundëm për të krijuar ndjesinë e një finaleje të sezonit ose finaleje të serialit. Ne vendosëm të punojmë në një zhanër jashtëzakonisht agresiv. Është një udhëtim në hartën e tyre emocionale që na lidh drejtpërdrejt me largimin e tyre,” tha ai.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit