minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gruaja e parë që bën graffiti në Afganistan

0
Gruaja e parë që bën graffiti në Afganistan

Pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit, shumë qytetarë të këtij vendi janë të pasigurt për të ardhmen e tyre.

Një prej tyre është edhe Shamsia Hassani, një piktore që konsiderohet si artistja e parë femër e rrugës e Afganistanit. Punimet e saj nuk tregojnë vetëm rolin e femrës në një shoqëri të dominuar nga meshkujt, por pasqyrojnë edhe luftën që ka rrënuar atdheun e saj.

“Unë nisa të bëja graffiti për të mbuluar me ngjyra muret që janë “rrahur” nga lufta në vendin tim. Ngjyrat mbulojnë historitë e trishta të luftës dhe njerëzit mund të shikojnë gjëra të reja në vend të vrimave që kanë hapur plumbat”, shprehet Shamsia.

Por, nuk ka qenë e lehtë për të që të vizatonte në vende publike: “Njerëzit në Afganistan nuk janë kundër artit, por janë kundër aktiviteteve të femrave. Kur më shikonin në rrugë duke bërë graffiti, thonë fjalë të këqija dhe mallkojnë. Vetëm 15 minuta mund të pikturoja në rrugë sepse më shumë se kaq nuk ndihesha mirë. Kështu që largohesha pa e mbaruar pikturën ose bëja diçka të thjeshtë. Nëse do të kisha mundësi të punoja e qetë për 2-3 orë, do të kisha bërë gjëra më të bukura”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit