minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Një shije nga Karaibet” në shampanjën franceze. Gruaja e parë me ngjyrë në këtë treg

0
“Një shije nga Karaibet” në shampanjën franceze. Gruaja e parë me ngjyrë në këtë treg

Rajoni në veri të Francës, vendlindja pijes së rafinuar dhe të shumëdashur, shampanjës, shet rreth 300 milionë shishe në vit, me një nga industritë më fitimprurëse në botë. Asnjë shishe e kësaj vere të gazuar, e prodhuar jashtë këtij rajoni unik, nuk lejohet të etiketohet ose të quhet shampanjë.

Megjithatë, një grua po sjell një shije të ishujve Karaibe në këtë botë të elitave. Marie-Ines Romelle, 42 vjeç, është gruaja e parë me ngjyrë që bashkohet me botën ekskluzive të prodhuesve të shampanjës.

Përbërësi i veçantë në shampanjën e saj është kallami i sheqerit, një kulturë që zakonisht gjendet në Karaibe. Në vend që të zgjedhë sheqerin e panxharit, të përdorur tradicionalisht në procesin e prodhimit të shampanjës, Romelle shton ekstraktin e kallamit të sheqerit për të krijuar një aromë specifike, që me siguri do t’i pëlqejë shumë botës afrikane.

Sipas Stanley Baptista, somelier në një restorant në Paris, kjo teknikë mund t’i sjelli tregut të shampanjës një varietet të ri, që përmes këtyre aromave, të bëhet dalluese nga markat e tjera.

Advertisement

E lindur në Guadalupe, Romelle u largua nga ishulli i Karaibeve për në Francë me prindërit e saj në moshën 3-vjeçare. Ajo u rrit në periferi të Parisit ku u njoh me një kulturë kaq të fortë, sa ajo e industrisë së verave dhe veçanërisht shampanjës, që janë simbol i Francës. Por, pavarësisht vështirësive, Romelle ia doli të hynte në një treg të padepërtueshëm, me markën e saj, duke tentuar të sjellë një shampanjë që nuk i përmbahet mënyrës klasike të prodhimit, të ruajtur për shekuj me radhë.

Qëllimi kryesor i Romelle me markën e saj është, veç të tjerash, të jetë një burim frymëzimi për këdo që dëshiron të arrijë ëndrrat e tij. “Unë dua t’u provoj njerëzve se pa marrë parasysh prejardhjen tuaj ose nga vini, ju mund të arrini atë që vërtet dëshironi”, thotë Romelle, për CNN Travel.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit