minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Hapet në Itali ekspozita provokuese e artit, ankesa dhe censurë nga ambasada kineze

0
Hapet në Itali ekspozita provokuese e artit, ankesa dhe censurë nga ambasada kineze

Në një muze në Brescia, në Italinë Veriore, artisti Badiucao, po bën rregullimet e fundit në një ekspozitë që ka tërbuar zyrtarët kinezë. Imazhet e presidentit Xi Jinping dhe personazhit të filmave vizatimorë Winnie the Pooh – një krahasim i censuruar gjerësisht në mediat sociale kineze – janë pjesë e kësaj ekspozite. Gjithashtu, në të gjenden edhe postera tallëse për Lojërat Olimpike Dimërore të ardhshme.

Ambasada kineze paraqiti ankesën e saj muajin e kaluar, por zyrtarët e muzeut, si dhe politikanët lokalë e cilësuan shfaqjen si një simbol të fjalës së lirë. “Më duhet të them se më është dashur ta lexoj letrën dy herë sepse më befasoi. Kjo është një ndërhyrje në jetën artistike dhe kulturore të qytetit. Kërkesa për të anuluar shfaqjen, në fakt, ka tërhequr më shumë vëmendje”, tregon nënkryetarja e bashkisë së Brescias, Laura Castelletti.

Badiucao ka përfshirë në ekspozitë tema të ndjeshme, nga masakra e Sheshit Tiananmen në vitin 1989 e deri te laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Liu Xiaobo. Badiucao, dikur anonim, u bë i njohur në vitin 2011, kur filloi të postonte karikatura të cilat censuroheshin nga autoritetet kineze.

CNN, i ka dërguar ambasadës kineze në Romë kërkesa të përsëritura për të komentuar lidhur me ankesën ndaj shfaqjes “La Cina (non) è Vicina”, por nuk ka asnjë marrë përgjigje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit