minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“House of the Dragon”, seriali që pritet të fitojë sërish besimin e fansave të “Game of Thrones”

0
“House of the Dragon”, seriali që pritet të fitojë sërish besimin e fansave të “Game of Thrones”

Seritë e reja televizive më të pritura të vitit, “House of the Dragon”, janë vetëm një muaj larg. Pasi sezoni i fundit i “Game of Thrones” zhgënjeu ndjekësit, producentëve iu duhet të rifitojnë sërish besimin e të gjithëve.

Me shumë gjasë seriali pritet të konkurrojë “The Lord of the Rings”, i cili ka bërë bujë duke qenë seriali më i shtrenjtë televiziv i realizuar ndonjëherë.

Kasti dhe fabula

Sipas disa informacioneve më të hershme të publikuara për serialin, dihet se Matt Smith, Emma D’Arcy, Rhys Ifans, Paddy Considine dhe Olivia Cooke, do të jenë pjesë e kastit. Steve Toussaint luan të vetmin personazh me ngjyrë dhe tërthorazi ai ka deklaruar se është bërë subjekt i abuzimeve raciste nga fansat e “Game of Thrones”.

Advertisement

Historia e “House of the Dragon” zhvillohet 200 vjet përpara ngjarjeve të “Game of Thrones”. Në një intervistë për Hollywood Reporter, producentët shpjeguan se seriali do të ketë katër personazhe.

“Është mbreti, vëllai i tij, vajza e mbretit dhe shoqja e saj më e mirë. Kjo e fundit, bëhet gruaja e mbretit dhe në këtë mënyrë bëhet edhe mbretëresha. Në thelb historia lëvrin këtë çështje: “Po sikur shoqja juaj më e mirë të lidhet me babin tuaj?”. Kjo do të ishte e papranueshme për shumicën e njerëzve, por relativisht normale, po të krahasohet me një familje që nuk është e panjohur me konceptin e incestit.

George RR Martin, shkrimtari i romaneve ku bazohet seriali “Game of Thrones” dhe “House of the Dragon”

Hollywood Reporter gjithashtu thekson se pjesë e skenarit do të jenë edhe disa kërcime e rituale shumëvjeçare. Në këtë drejtim, do të jetë më pak si “Game of Thrones” (historia e një familjeje mbretërore të çmendur nga pushteti dhe pasuria) dhe më shumë si The Crown.

Ashtu si “Game of Thrones” që u bazua në romanin e George RR Martin, edhe seriali “House of the Dragon” u frymëzua nga librat e tij. Martin nuk ka shkruar kurrë libra me kaq shumë personazhe të emërtuar pothuajse njësoj. Ky është rasti për “House of the Dragon”, ku do të shfaqet p.sh. një princeshë e quajtur Rhaenyra dhe një princeshë tjetër e quajtur Rhaenys. Megjithatë, ka pasur diskutime për të parë nëse disa emra mund të ndryshohen për ta bërë më të lehtë për shikuesit. 

Advertisement

Një nga të vetmit që ka parë serialin është pikërisht George RR Martin, i cili shkroi: “Atyre që iu pëlqejnë personazhet komplekse, konfliktuale dhe gri do ta pëlqejnë këtë serial, mendoj. Do të ketë shumë dragonj dhe beteja, por esenca e historisë është konflikti, dashuria, urrejtja, drama e personazheve dhe jo aksioni apo aventura.” 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit