minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Lufta më e lashtë në botë mund të jetë nxitur nga ndryshimet klimatike

0
Lufta më e lashtë në botë mund të jetë nxitur nga ndryshimet klimatike

Në rajonin e Luginës së Nilit, Sudan, në vitet 1960 u zbuluan 61 skelete njerëzore që mendohet të jenë dëshmia më e hershme e luftës së organizuar midis njerëzve. Pas ekspertimeve të bëra nga mbetjet skeletore, të cilat janë më shumë se 13 000 vjet të vjetra, janë parë dëmtime të marra si rezultat i një dhune brutale – kryesisht plagë të shkaktuara nga armë të tilla si shtiza dhe shigjeta.

Sidoqoftë, një studim i ri i botuar në revistën Scientific Reports, rishikoi mbetjet duke përdorur metodat e fundit shkencore dhe doli në përfundimin se në fakt grupi nuk u vra në një masakër të përgjakshme, siç mendohej më parë. Duke qenë se u panë plagë të shëruara në trup, sipas tyre, ka të ngjarë të jenë vrarë gjatë një dhune të përsëritur përgjatë disa viteve, dhe që ndoshta u shkaktua nga ndryshimet e mëdha klimatike dhe mjedisore.

Lexo edhe:
Në mes të shkretëtirës dhe larg burimeve të ujit, piramidat e harruara të Sudanit

Advertisement

Studiuesit thonë se nuk ka dokumente të shkruara apo fakte që të dëshmojnë arsyet e kësaj dhune kolektive. Ata besojnë se konflikti lindi pasi grupet rivale që jetonin në zonë konkurronin për ushqim dhe burime ujore të pakta nga ndryshimet drastike të klimës, që ndodhën 11 000 dhe 20 000 vjet më parë.

Lugina e Nilit mund të ketë qenë një strehë për grupe të ndryshme njerëzish që dikur jetonin në një zonë të madhe, që dallohej për një klimë shumë të thatë. Kjo i çonte ata drejt lumit, për të peshkuar, për të gjetur më lehtë kafshë për të gjuajtur, si dhe ujë për të pirë. Në një situatë të tillë mes këtyre grupeve nisi rivaliteti që përfundoi në dhunë të ashpër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit