minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nis lufta “gastronomike” midis Brukselit dhe Britanisë së Madhe: Nuk mund sillni dot në BE qoftë edhe një sandviç

0

Diskutimet mbi një dalje nga BE të koordinuar me institucionet europiane nuk janë ende drejt finalizimit për Londrën zyrtare, por është e qartë se nga 1 janari i vitit të ardhshëm nënshtetasit e mbretëreshës Elisabeth do të fillojnë të kuptojnë në përditshmërinë e tyre efektet konkrete të BREXIT.

Efekti i parë do të jetë ai…gastronomik. Britanikët por edhe nënshtetasit europianë që nga Mbretëria e Bashkuar duan të kalojnë kufirin e BE-së, duhet të lënë mbrapa çdo produkt me origjinë shtazore, sepse ato do të sekuestrohen në doganë, madje rrezikohen gjoba të kripura. Lajmin e rikujtoi pak ditë më parë vetë kryeministri britanik Boris Johnsson, që shtoi se nuk bëhet fjalë vetëm për sasitë e mëdha, por edhe një sasi krejt modeste, si ajo që gjendet në një sandviç djathë dhe proshutë.  

Kjo, për mungesën e çdo marrëveshjeje midis Londrës dhe Brukselit për normat shëndetësore midis dy institucioneve. Shumë analistë, jo me pak ironi, kanë evidentuar se humbja e Europës për mungesën e produkteve britanike në tregjet e tyre nuk do të jetë “fundi i botës”, siç mund të ishte në drejtim të kundërt.

Por autoritetet kufitare janë të shqetësuar për vonesat që moskuptimi i rregullave të reja mund të shkaktojë, veçanërisht tek shoferët e shumtë të kamionëve që për udhëtimet e tyre në BE përgatisnin gjithmonë ushqime të thata, që shoqëronin orët e gjata në timon.  

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit