minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Maska me “dritare” që ju lejon të hani pa e hequr

0
Maska me “dritare” që ju lejon të hani pa e hequr

Maska është kthyer tashmë në një aksesor të përditshëm për shkak të pandemisë në pjesën më të madhe të botës.

Por ndërsa epidemiologët apelojnë për mbajtjen e maskave sa më të sigurta, të tjerë persona “shpikin” maska nga më të ndryshme, për t’u dukur bukur ose sa më të veçantë nga të tjerët. Në disa raste, personazhe të famshëm janë shfaqur në publik edhe me maska rrjete, të cilat nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e virusit.

Një rast i ngjashëm vjen nga Japonia, ku është prodhuar një maskë, e cila nuk ka nevojë të hiqet kur je duke u ushqyer, pasi ka një “dritare” që mund të hapet vetëm në pjesën e gojës. Sigurisht, asnjë mbrojtje shtesë ndaj Covid-19 dhe për këtë arsye, ky “zbulim” është shoqëruar me një lumë komentesh negative në rrjetet sociale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit