Mbretëresha Elizabeth dhe princi Charles fotografohen me lopatë dhe çizme

Fotoja e re në rrjetet sociale e mbretëreshës Elizabeth me Princin Charles është në mes të natyrës. Ajo ka veshur një pardesy të gjelbër dhe mban një shall në kokë, si edhe çizme. I biri ka veshur një pallto klasike bezhë dhe mban një lopatë në duar, ndërsa gërmon në tokë për nisjen e “The Queen’s Green Canopy”. “Mbjellja e një peme është një deklaratë e shpresës dhe besimit në të ardhmen,” shkruajnë ata.

Pasioni për mjedisin bashkon mbretëreshën me trashëgimtarin e fronit, të cilët u fotografuan së bashku. Të dy kërkojnë të mbjellin një pemë, ndërsa Charles hap gropën, si një dhuratë për 70 vjetorin e mbretërimit, i cili do të festohet vitin e ardhshëm.

“Kush dëshiron, mund të ndajë pemën e tij në një hartë interaktive, në mënyrë që të jetë frymëzuese”, thotë Charles në videon në të cilën ai e tregon atë duke gërmuar me një lopatë druri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";