minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ndjekësit “e masakrojnë”, çfarë nuk shkon me foton me të cilën princi Charles uroi nipin për ditëlindje?

0
Ndjekësit “e masakrojnë”, çfarë nuk shkon me foton  me të cilën princi Charles uroi nipin për ditëlindje?

Urimi i princit Charles për ditëlindjen e nipit të tij Archie, ka ndezuar sërish polemikat mbi marrëdhëniet e anëtarëve të familjes mbretërore me Meghan Markle.

“Gëzuar ditëlindjen Archie, që bën 2 vjeç,” shkroi princi Charles në mbishkrimin e fotos ku mungonte dukesha e Sussex.

 “E trishtë! Kaq e trishtë që mbreti i ardhshëm i supozuar e heq nënën e nipit të tij përmes kësaj fotoje që zgjodhi të postojë,” shkroi dikush në Twitter.

 “Pse nuk e quan nip dhe pse i heq të ëmën? Ke bërë kaq shumë gabime që mesa duket i ke harruar. Asgjë s’po të ndihmon.”, shkruan një tjetër ndjekës.

Advertisement

Pak kohë më parë u raportua se Charles e ka të vështirë ta falë princin Harry pas intervistës me Oprah Ëinfrey, pavarësisht përpjekjeve që Ëilliam po bën për të ulur tensionet mes tyre.

“Kështu siç po shkojnë gjërat, Charles nuk do ta falë kurrë Harryn,” u shprehën burime për Us Weekly.

Intervista e bujshme e çiftit nxori në pah konflikte të brendshme mes familjes mbretërore dhe ndër të tjera anëtarët u etiketuan edhe si “racistë” ndaj Meghan.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit