minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mbretëresha mbush 95 vjeç, ditëlindja e parë pa bashkëshortin në 73 vite

0

Monarkja më jetëgjatë në botë, mbretëresha Elizabeta, mbush 95 vjeç, por nuk do të jetë një ditë e lumtur. Aktivitetet publike do të mungojnë, nuk do të ketë përshendetje me armë në kullën e Kontrës e as në Hydepark, siç ndodh zakonisht, ndërsa përvjetori qëllon pak ditë pas lamtumirës së trishtë për bashkëshortin e saj prej 73 vitesh, princin Philip.

Mbetëresha nuk do të mund të gëzojë as praninë e të gjithë familjes së saj të madhe, me fëmijë, nipër e stërnipër për shkak të masave anti-covid. Megjithatë, për të mos e lënë vetëm, të dashurit e saj kanë planifikuar vizita me rrotacion për t’i bërë shoqëri.

“Megxit”, largimi i princ Harry nga familja dhe fjalët e Meghan Markle në televizion ishin një goditje e rëndë për mbretëreshën, vitin e fundit. Atyre iu shtuan momente edhe më të hidhura, si izolimi e në fund vdekja e princit Philip.

E vetmja rreze drite në qiellin me re, ishte afrimi i dy princave, William dhe Harry, të cilat gjatë funeralit të gjyshit patën mundësi të bisedonin ballë për ballë. Megjithatë, marrëdhënia e Harryt me pjesën tjetër të familjes mbetet e nderë, ndërsa princi vendosi të largohej drejt shtëpisë në Shtetet e Bashkuara, duke ia kursyer urimet fizike gjyshes sundimtare në ditën e lindjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit