minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Miliona gaforre të kuqe pushtojnë ishullin

0
Miliona gaforre të kuqe pushtojnë ishullin

Më shumë se 65 milionë gaforre në Australi nisën migrimin e tyre vjetor drejt oqeanit për t’u shumuar në ishullin piktoresk të Krishtlindjeve dhe pushtuan rrugët.

Reshjet e mëdha të shiut të ditës së shtunë i paraprinë lëvizjes së madhe të gaforreve, të cilat mund të zhvendosen deri në 20 kilometra në ishuj.

“Kanë kaluar vetëm pak ditë, por tashmë ka nisur migrimi i madh. Ne po i vëzhgojmë dhe do të bëjmë këtë gjatë javëve të ardhshme. Kemi një numër shumë më të lartë të gaforreve gjatë këtij vitit krahasuar me vitet e shkuara”, tha menaxheri i specieve, Derek Ball. Ai shtoi se milingonat e verdha vrasin vazhdimisht gaforret e kuqe duke i spërkatur ato me acid përpara se t’i hanë.

Migrimi masiv i gaforreve zakonisht shkakton bllokime të qarkullimit të makinave në ishull, shpesh duke detyruar edhe devijime të rrugëve.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit