minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mjeku paralajmëron për sfidën e rrezikshme të TikTok: Mund t’ju vrasë

0
Mjeku paralajmëron për sfidën e rrezikshme të TikTok: Mund t’ju vrasë

Mjeku Karan Raj, i cili numëron afro 4 milionë ndjekës në Instagram ka paralajmëruar mbi një sfidë në TikTok, të cilën e konsideron shumë të rrezikshme dhe që mund të rrezikojë dhe jetën e të rinjve.

“Kjo sfidë e TikTok mund t’ju vrasë”, paralajmëron ai.

Sfida për të cilën Raj, nxit përsonat të vendosin dy topa magnetikë në të dy anët e gjuhës për të imituar një piercing. Sipas mjekut gëlltitja aksidentale e njërit prej këtyre magneteve mund të jetë kërcënuese për jetën dhe të shkaktojë dëme fatale brenda disa orësh.

“Magnetët e vegjël mund të grumbullohen shpejt. Ata mund të shtrydhin zorrët, duke shkaktuar një bllokim dhe duke ndërprerë furnizimin e tij me gjak. Pa një operacion urgjent në zorrë, kjo është fatale.” thotë ai.

Advertisement

Raj thekson se dy fëmijë janë dërguar tashmë në spital për operim urgjent pasi provuan këtë sfidë të veçantë. Krahas shpjegimit ai vendos një raport ku thuhet se të paktën 65 fëmijë në Angli i janë nënshtruar një operacioni urgjent në tre vitet e fundit pasi kanë gëlltitur këto lloj magnetesh të vegjël.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit