minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mos dëgjoni prindërit për financat tuaja! 4 këshillat më të këqija që ju japin

0

Prindërit duan më të mirën tuaj – askush nuk e vë në dyshim këtë. Megjithatë, është viti 2023 dhe realiteti me të cilin po përballeni nuk ka të bëjë fare me atë që ata përjetuan kur ishin në moshën tuaj. Ju keni përjetuar kaq shumë ngjarje në një kohë kaq të shkurtër, keni përjetuar edhe një krizë financiare dhe prindërit vijojnë dhe ju japin këshilla se si të kurseni.

Milioneri Matt Higgins ka zbuluar se cilat janë këshillat më të këqija financiare që japin prindërit. Lexoni ato më poshtë, në mënyrë që të dini se kur nuk duhet t’i vini në zbatim.

“Keni gjithmonë një plan B”
Hulumtimet kanë treguar se vetëm duke menduar për Planin B ju mban larg planit A dhe motivimit për ta realizuar atë. Nëse mbani në mendje se ekziston mundësia e dështimit, ju largoheni gjithnjë e më shumë nga suksesi.

“Mos kaloni kaq shumë kohë para ekranit”
Ekranet janë e ardhmja e punës. Mirë, askush nuk tha të luani videolojëra 10 orë në ditë, por të kaloni kohë në kompjuter për të mësuar gjëra të reja është ajo që duhet të bëni. Gjithçka që ju nevojitet është në ekranin tuaj.

Advertisement

“Puno për një kompani të madhe”
Njëherë e një kohë, fillimi i karrierës në një kompani të madhe ishte vërtet e dobishme. Në atë kohë, natyrisht, nuk kishte pushime masive nga puna dhe të punuarit në të njëjtin vend për 30 vjet ishte normale. Tani, në vend që të shikoni emrin e kompanisë, shikoni pozicionin që do të merrni. Edhe nëse është një startup, do t’ju japë gjithçka që ju nevojitet.

“Bli një shtëpi”
Në Shqipërinë e vitit 2023, blerja e një shtëpie duket më larg se Hëna. Është më mirë të jetosh me qira dhe të kesh para se sa të paguash një shumë të madhe për një shtëpi në moshë të re duke marrë një kredi. Keni kohë përpara, mos bëni gjithçka tani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit