minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ndryshoi historinë evropiane, “Rruga e Napoleon Bonapartit” tërheq vizitorë nga e gjithë bota

0
Ndryshoi historinë evropiane, “Rruga e Napoleon Bonapartit” tërheq vizitorë nga e gjithë bota

“Rruga e Napoleon Bonapartit” në Francë, është prej kohësh një atraksion turistik, që u jep vizitorëve mundësinë të përjetojnë kulturën e vjetër galike, të shijojnë bukurinë e peizazheve natyrore të paprekura, por edhe historinë e lavdishme të Napoleon Bonapartit.   

Në fillim të vitit 1815, gjërat nuk shkonin mirë për Napoleon Bonapartin, ish-perandorin e Francës, të cilin asokohe e kishin burgosur në ishullin e vogël mesdhetar të Elbës. I gjetur në një situatë të vështirë, Bonaparti vendosi të arratisej me varkë dhe udhëtoi për në Francë. Ai zbarkoi në Golfe-Juan në Côte d’Azur me 700 burra besnikë dhe filloi të marshonte drejt Parisit përmes një terreni të vështirë për të shmangur kapjen e tij. Pavarësisht se ishte shpallur armik i shtetit dhe pati shumë peripeci gjatë rrugëtimit të tij, arriti në destinacionin e dëshiruar në më pak se dy javë e gjysmë. Jo vetëm kaq, por në kohën kur arriti në kryeqytetin francez, kishte ngritur një ushtri të tërë, si dhe kishte rimarrë kontrollin e vendit.

Ky kthim konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave dhe rruga që Bonaparti ndërmori nga Alpet deri në Grenoble është shndërruar në një rrugë shumë të famshme. Me një gjatësi 325 km, rruga po tërheq vizitorë nga e gjithë bota që shkojnë për të ndjekur gjurmët e perandorit dhe po ashtu për të mësuar më shumë rreth një udhëtimi që ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë evropiane.

“Rruga e Napoleonit është një thesar kombëtar francez. Shtrihet nga Deti Mesdhe deri në Alpe, ku gjendet një larmi e jashtëzakonshme peizazhesh, por edhe arkitekturë, kulturë dhe histori”, shpjegon për BBC Travel, Jérôme Viaud, kryebashkiaku i Grasse. Sot, rruga moderne N85 (emri zyrtar i Rrugës së Napoleonit) nuk ndjek rrugën e saktë që mori Bonaparti në 1815. Kur perandori bëri udhëtimin e tij, nuk kishte asnjë rrugë të vetme asfalti për të ndjekur, por një labirint me shtigje. Për t’iu afruar asaj që përjetoi vetë Bonaparti, mënyra më e mirë është të nisesh me këmbë. Janë me mijëra shtigje për t’u ndjekur që i çojnë vizitorët nëpër fshatra të çuditshme, vende të lashta, formacione mbresëlënëse gjeologjike dhe pyje natyrore të mbrojtura nga UNESCO. 

Advertisement

shtegu 1280x720<!–

–>


Lifestyle

“Ecja e Paqes”, shtegu historik nga Alpet deri në Adriatik

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit