minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nuk ka më “drita të kuqe”, Amsterdami ndalon kanabisin dhe mbyll më herët shtëpitë publike

0
Nuk ka më “drita të kuqe”, Amsterdami ndalon kanabisin dhe mbyll më herët shtëpitë publike

Autoritetet në Amsterdam kanë marrë një iniciativë që si synim ka që të ndalojë shitjen e kanabisit gjatë fundjavave, të limitojë festat dhe të mbyllë më herët shtëpitë publike përgjatë atij që njihet si distrikti i dritave të kuqe.

Kryeqyteti holandez pritet që t’i japë një formë tjetër reputacionit të tij global për “fundjavat e lira” dhe fokusi do të shkojë drejt “gurëve të çmuar” që kanë institucionet kulturore të qytetit.

Për 880.000 banorët e qytetit, grupet e turistëve që vizitojnë Amsterdamin për fundjava shkaktojnë incidente nëpër qytet dhe si duket britanikët janë ata që mbajnë rekord.

Këto ndryshime do t’u krijonin mundësi vendasve që të rimarrin “kontrollin”e qytetit të tyre dhe të pastrojnë atë që njihet si turizmi i gradës së ulët për të cilin njihet prej kohësh tashmë.

Advertisement

Planet në fjalë u njoftuan të mërkurën, ndërsa në qytet pritet të nisë fushata “qëndroni larg” vitin që vjen.

Qëllimi i fushatës është që të dekurajojë turistët e huaj që si qëllim kryesor kanë të shfrytëzojnë liritë më “famëkeqe” të qytetit.

Me rregullat e reja, baret dhe club-et do të kenë orar të limituar dhe do të mbyllen rreth orës 02:00 të mëngjesit. Po ashtu, edhe shtëpitë publike në distriktin e dritave të kuqe do të kenë orar të kufizuar hapjeje. Edhe konsumimi i kanabisit në disa zona të qytetit do të jetë i ndaluar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit